U zgjodhën shtatë hulumtuesit_set e parë/_a në kuadër të programit fellowship për Kosovë-Serbi

Në kuadër të ciklit të parë të Programit fellowship Kosovë Serbi, Hartefakti i zgjodhi shtatë hulumtues_ese të cilët_at do t’i hulumtojnë narrativet e reja dhe konstruktive në kuadër të Kosovës dhe të Serbisë:  nga çështjet politike,  përmes ekonomisë, biznesit, kulturës, trashëgimisë së luftës në të kaluarën deri te fushat kryesore politike dhe shoqërore. Gjatë tre muajve të hulumtimit, pjesëmarrësit_set do të kalojnë një muaj në Beograd ose në Prishtinë (ata të Prishtinës në Beograd dhe anasjelltas). Gjatë programit, do të kenë rast të ndikojnë në narrativet mbizotëruese dhe që opinionit t’i ofrojnë perspektiva të reja lidhur me temën e hulumtimit të tyre. 

Të rinjtë e përzgjedhur në fillim të karrierës ose profesionistët_tet me përvojë në fushat e veta, katër prej tyre nga Kosova dhe tre nga Serbia janë:

STEFAN SURLIQ (Beograd), docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit i cili planifikon të hulumtojë se si Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Marrëveshjes nga Ohri ndikojnë në qëndrimet e pesë anëtareve të BE të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës as anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Hulumtimi i tij përfshin grumbullimin  dhe analizën e të dhënave nga dokumentet relevante, marrëveshjet e arritura, artikujt e shkruar dhe dokumentet “non-paper“, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë në pjesët që kanë të bënë me përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Stefani planifikon t’i intervistojë  përfaqësuesit-set e pesë vendeve “që nuk e kanë njohur Kosovën” të cilat i kanë përfaqësitë në Beograd dhe në Prishtinë dhe t’i analizojë ndryshimet në qëndrimet e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.

Fjalë kyçe: Kosova në organizatat ndërkombëtare, vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën, Marrëveshja e Brukselit 

NORA AHMETAJ (Prishtinë), hulumtuese me përvojë dhe aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në të drejtat e grave dhe të drejtat e kafshëve që planifikon hollësisht t’i hulumtojë aspektet ekonomike të pajtimit dhe lidhjen e tyre të ndërsjellë me përparimin, me fokus të veçantë në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë hulumtimit, Nora do t’i bëjë rreth 10 intervista me biznesmenët_et në Serbi dhe në Kosovë. Hulumtimi përqendrohet në “pajtimin ekonomik” përkatësisht pengesat të cilat e pengojnë zhvillimin ekonomik. Ajo ka për qëllim ta theksojë rolin kryesor të cilin e ka zhvillimi ekonomik në ndërtimin e paqes dhe anasjelltas, përkatësisht të tregojë se si përpjekjet për ndërtimin e paqes mund ta nxisin rritjen ekonomike.

Fjalë kyçe: pajtimi ekonomik, zhvillimi ekonomik, biznesi 

NAGJA BOBIÇIQ (Beograd), hulumtuese-bashkëpunëtore në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit e cila studimet e doktoratës i ka përfunduar duke e hulumtuar feminizmin në Jugosllavi në mes të vitit 1975 dhe 1990, kështu që edhe hulumtimi i saj i ri ka të bëjë me këtë temë. Nagja do të përqendrohet  në ndriçimin e shembujve  të bashkëpunimit të grave në Kosovë dhe në Serbi gjatë dy periudhave historike ekstreme: Luftës së Dytë Botërore dhe luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Përmes analizës krahasuese dhe materialit arkivor të botuar në media, ka për qëllim t’i zbulojë narrativet e rezistencës, bashkëpunimit dhe nismave kundër luftës të cilat vazhdimisht janë shlyer dhe harruar nga kujtesa kolektive e shoqërisë serbe dhe kosovare. Që t’i paraqesë rezultatet e hulumtimit, Nagja do t’i përdorë edhe disa podcaste.

Fjalë kyçe: feminizmi, lëvizja e rezistencës, narrativet e harruara 

SERBEZE HAXHIAJ (Prishtinë), gazetare hulumtuese dhe redaktore në Radiotelevizionin e Kosovës e cila dëshiron t’i hulumtojë përvojat e shqiptarëve dhe të serbëve të cilët jetojnë në fshatra të përziera siç është Prilluzha/ Prilužje dhe Leshtari/Leštar, ku marrëdhëniet ndëretnike dikur kanë qenë harmonike.  Mirëpo, në Priluzhë gjatë dhe pas luftës animozitetet kanë sjellë deri te shkatërrimi i urës e cila i ka lidhur të dy anët e fshatit, për çfarë të dy komunitetet kanë qenë të penguara ta përdorin tokën e vet, gjë që ka rezultuar që edhe shqiptarët edhe serbët t’i humbin të të ardhurat. Qëllimi i hulumtimit është që ta theksojë rëndësinë e bashkëjetesës dhe të komunikimit ndëretnik në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët,  ardhmërisë kolektive dhe respektimit të ndërsjellë.

Fjalë kyçe: marrëdhëniet ndëretnike,  bashkëjetesa, ndërtimi i së tashmes

BENGI MUZBERG (Prizren), zëvendës i drejtorit për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, anëtar i ekipit të parazgjedhjes në Dokufest i cili doktoroi në fushën  e studimeve të filmit, dhe që planifikon ta zbatojë analizën semiotike të dy filmave të Sërgjan Karanoviqit, “Për momentin pa titull të mirë” nga  viti 1988 dhe “Besa” nga viti 2009. Analiza _ _ do të përqendrohet  _ në gjuhën e filmit, narrativet, përfaqësimin dhe ideologjinë e pranishme  në filma. Metodologjia e kërkimit e përfshin edhe zbatimin e pasqyrimit gjithëpërfshirës të literaturës, e cila i nënkupton artikujt në revista, kritikat e filmit dhe librat e botuar. Me përdorimin e kësaj qasjeje dëshiron të ndihmojë që të arrihet një mirëkuptim më i thellë i kuptimit të filmit dhe implikimet e tyre shoqërore. Bengi planifikon gjithashtu të bëjë një intervistë me Sërgjan Karanoviqin.

Fjalë kyçe: studimet e filmit, Sërgjan Karanoviq, përfaqësimi i narrativit në film

SËRGJAN MILEVIQ (Beograd), shkrimtar nga Beogradi, autor i librit me tregime të shkurtra “Për të gjithë është hera e parë” i cili i ka më shumë se dhjetë vjet përvojë pune në sektorin civil. Sërgjani planifikon t’i grumbullojë tregimet për dashurinë në mes të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që i tejkalojnë kufijtë, duke përfshirë edhe tregimet në kuadër të çifteve. Sërgjani përmes intervistave _ tet -a- tet do të njihet me tregimet e çifteve të zgjedhura, duke u përpjekur që t’i kuptojë  më thellë sfidat me të cilat ballafaqohen. Plani i tij është që tregimet e mbledhura t’i shndërrojë  në narrativa artistikë dhe t’i bëjë të disponueshme për publikun përmes rrjetave sociale, ekspozitës dhe bisedave  që do të ofrojnë diskurs pozitiv për marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Fjalë kyçe: dashuria ndëretnike, lidhjet përtejkufitare, çiftet

TEVFIK RADA (Prizren), bashkëthemelues  i Shtëpisë botuese Pykë-Presje, hulumtues me përvojë i cili ka botuar në numër të shumtë të artikujve dhe librave,  dhe i cili për këtë hulumtim  vetë ka qasje në arkivin e publicistit të njohur Shkëlzen Maliqit. Tevfiku dëshiron t’i hulumtojë  tregimet e parrëfyera se si arti bashkëkohor e ka luajtur rolin kryesor në përurimin e narrativave kritikë dhe alternativë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë viteve nëntëdhjetë dhe në fillim të njëzetave. Përmes hulumtimit të arkivit, materialit të botuar dhe të pabotuar dhe intervistave me personalitete  të shquara, Tevfiku dëshiron t’i hulumtojë praktikat alternative artistike që janë krijuar gjatë konflikteve politike, e në të cilat artistët_/tet/ dhe bashkëpunëtorët_ret e kulturës nga Kosova dhe Serbia  kanë marrë pjesë bashkarisht.

Fjalë kyçe: vitet nëntëdhjetë, praktikat alternative artistike, punëtorët_ret e kulturës

Ky progoram fellowship zbatohet në kuadër të projektit “Përparimi i bashkëpunimit përtejkufitar dhe angazhimit shoqëror në Ballkanin Perëndimor” bashkë me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci. 

Ka më shumë

Grantet Boost: Drejt organizatave më të forta

Për shumë organizata të pavarura kulturore në Maqedoninë e Veriut, kjo pyetje lind pas vitesh të tëra pune, zhvillimit të programeve, zgjerimit të audiencës dhe angazhimit të vazhdueshëm me komunitetet e tyre. Ndërsa aktivitetet rriten, shtohen edhe sfidat që nuk duken gjithmonë: koordinimi i ekipit, menaxhimi financiar, ndarja e përgjegjësive, dokumentimi i proceseve dhe planifikimi përtej projektit të radhës.

Mentorimi për organizata më të qëndrueshme dhe më të konsoliduara

Në kuadër të skemës së Granteve Institucionale dhe me mbështetjen e Helvetas, Programi i Mentorimit bashkoi gjashtë ekspertë nga rajoni dhe ofroi mbështetje për pesë organizata kulturore vendore: Qendra për Artet Bashkëkohore (CAC), LOKOMOTIVA, TiiiT! Inc., KONTRAPUNKT dhe Fakulteti i Gjërave që Nuk Mund të Mësohen (FRU).

Njihuni me katër pjesëmarrësit e rinj të programit Fellowship Kosovë–Serbi

Në kuadër të gjeneratës së re të Programit të Kosovo–Serbia Fellowship, Heartefact ka përzgjedhur katër pjesëmarrës/e, të cilët/at do të eksplorojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe do të punojnë në zhvillimin e narrativave të reja dhe konstruktive.

Rebirth of Forbidden Histories nis në Beograd

Projekti Rebirth of Forbidden Histories (RoFH) – Rilindja e historive të ndaluara filloi me një program të organizuar në Beograd, Serbi, nga 1 deri më 4 shtator 2026. Programi përfshiu një aktivitet publik i shoqëruar me aktivitete, si dhe një takim të brendshëm të partnerëve të projektit.

Për të tretin vit radhazi, Hartefakt sjell një grup të rinjsh nga Serbia në DokuFest

Për të tretin vit radhazi, Hartefakt organizoi një vizitë në DokuFest, festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren, e cila u zhvillua nga 8 deri më 11 gusht. Grupi i këtij viti nga Serbia përbëhej nga profesionistë të rinj dhe autorë e autore nga fushat e regjisës së filmit, dramaturgjisë, gazetarisë dhe kulturës.

Ndërtimi i organizatave të forta do të thotë ndërtimi i një sektori kulturor më të fortë

Një nga ndryshimet më të mëdha që organizatat përshkruajnë është mundësia për t’u përqendruar te vetja, jo vetëm te projekti i radhës. Disa organizata folën edhe për diçka më pak të prekshme, por po aq të vlefshme: kohën.

Mësimi përmes praktikës: Si Job Shadowing po ndihmon organizatat kulturore në Maqedoninë e Veriut të zhvillohen

Në vend të një modeli standard trajnimi, programi u ofron organizatave kulturore mundësinë të zhvillojnë kapacitetet që ato vetë i konsiderojnë më të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Grantet e para të përfunduara tregojnë se sa të ndryshme, por edhe sa praktike, mund të jenë këto procese të të nxënit.

Mbështetja e dramaturgëve që punojnë në gjuhën shqipe: Nis programi i mentorimit të Playground

Pas një procesi konkurrues të përzgjedhjes, të organizuar në fillim te vitit, Fatbardha Zyberi dhe Ardit Dragusha janë përzgjedhur të zhvillojnë tekstet e tyre origjinale dramatike përmes këtij programi.

Gazetarë nga Serbia vizitojnë Prishtinën: shkëmbimi dhe rritja e bashkëpunimit rajonal

Gjatë katër ditëve, gazetarët nga Serbia patën mundësinë të njihen me skenën mediale të Kosovës, të bashkëbisedojnë me kolegë/e nga redaksi të ndryshme dhe të fitojnë një pasqyrë më të gjerë mbi kontekstin shoqëror dhe politik në të cilin funksionojnë mediat në Kosovë.

No Apologies! vjen në Prishtinë: performanca queer e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Emma Frankland prezantohet në Termokiss

Këtë qershor, Heartefact sjell No Apologies! në Prishtinë, duke prezantuar performancën e vlerësuar ndërkombëtarisht të Emma Frankland në Termokiss më 3 qershor.

Heartefact sjell No Apologies! në Ballkan – një ndërthurje e gjallë e muzikës, kujtesës dhe performancës

Në qendër të saj qëndron një qasje e drejtpërdrejtë dhe pa kompromis ndaj identitetit, e ndërtuar mbi përvojën queer dhe trans. Shfaqja merr si pikënisje koncertin legjendar MTV Unplugged të Nirvana-s nga viti 1993, jo për ta rikrijuar atë në mënyrë nostalgjike, por për ta shpërbërë dhe rindërtuar në një formë të re dhe urgjente.

Shkupi mirëpriti akterë dhe perfaqësues nga fusha e kulturës nga Evropa dhe rajoni

Për dy ditë, më 13 dhe 14 maj, Shkupi ishte vendtakim për artistë, punonjës nga fusha e kulturës, aktivistë dhe rrjete kulturore ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, rajoni dhe mbarë Evropa, përmes Forumit Kultura për Zhvillim, i organizuar nga Heartefact në bashkëpunim me Clubture, Kooperativa, Fondacionin Kulturor A25 dhe Euradia

Tre projekte të avokimit kulturor të përzgjedhura për mbështetje përmes Skemës së Granteve për Avokim

Iniciativat e mbështetura fokusohen në përmirësimin e kushteve për punën e pavarur kulturore duke trajtuar çështje si qasja në infrastrukturën kulturore, kornizat e financimit dhe hapësirat kulturore gjithëpërfshirëse.

Dialogu dhe shkëmbimi: Ndërtimi i një baze të përbashkët për një zë më të fortë të skenës të pavarur kulturore

Njohje të reja në Prishtinë: Lansimi i gjeneratës së re të Fellowship Programit Kosovë-Serbi

Më 1 prill 2026, në Prishtinë u mbajt kick-off eventi për gjeneratën e re të pjesëmarrësve në Programin Fellowship Kosovë-Serbi, në kuadër të programit më të gjerë Reconnection.

Ndërtimi i urave përmes medias: Programi i Vizitave Kosovë–Serbi

Gjatë katër ditëve, gazetarë nga Kosova u takuan me kolegë nga media të ndryshme në Serbi, nga redaksi të konsoliduara deri te platforma të pavarura.

Prezantimi i Grupit të ri: Pesë hulumtueset e përzgjedhura nga Kosova dhe Serbia

Si pjesë e gjeneratës së re të Fellowship Programit Kosovë-Serbi, Heartefact ka përzgjedhur pesë bursistë të cilët do të eksplorojnë narrativa të reja dhe konstruktive në rajon. Ky cikël fokusohet në tema si të drejtat e grave, drejtësia tranzicionale, narrativat mediatike, lëvizjet shoqërore dhe shëndeti mendor.

Thirrje e hapur për dramaturgë: Playground për dramaturgë të rinj – Kosovë

“Playground për dramaturgë të rinj” është një program zhvillimor i dedikuar për të mbështetur dramaturgë të talentuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Thirrje për propozim koncepti: BOOST GRANTE (Republika e Maqedonisë së Veriut)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për dorëzimin e projekt-propozimeve për Boost grante (grante për mbështetjen e zhvillimit organizativ), që synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga fusha e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Afati i zgjatur për aplikim për programin Queer Art Academy

Heartefact fton artistë/e të rinj queer nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të aplikojnë për Queer Art Academy, një program rajonal.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E TRAJNIMIT NË VENDIN E PUNËS DHE NGRITJA E KAPACITETEVE PËR ORGANIZATAT DHE PROFESIONISTËT NË FUSHËN E KULTURËS DHE ARTEVE

Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.

Hartefakt Visiting Programi Kosovë-Serbi i mbajtur më 3-6 dhjetor

Nga 3 deri më 6 dhjetor 2025, Heartefact organizoi Programin Vizitues Kosovë-Serbi, i cili u mbajt në Prishtinë, Kosovë. Programi bashkoi pjesëmarrës nga Serbia-psikologë, psikoterapistë, artistë, studentë të shkencave politike dhe aktivistë në një vizitë katër ditore me fokus në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e të drejtave të grave, të drejtave të minoriteteve dhe drejtësisë tranzicionale.

THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS: Punëtori për Zhvillimin e Audiencës

Fondi Hartefakt fton punëtorët kulturorë nga skena e pavarur në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për një punëtori dyditore të fokusuar në aftësi praktike për zhvillimin e audiencës. Ky aktivitet mbështetet nga projekti Kultura për Zhvillim i Qeverisë së Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Hartefakt.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Asistenti Financiar dhe Administrativ të Granteve!

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Asistenti Financiar dhe Administrativ të Granteve për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi haretfakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028.

Thirrje e Hapur: Praktikë në Heartefact Institute

Heartefact fton të rinjtë, ambiciozë dhe kuriozë që të aplikojnë për punë praktike prej 3-6 muaj dhe ti bashkangjiten ekipit tonë ne programin e Institutit – një hapësirë ku njohuria, hulumtimi dhe bashkëpunimi rajonal bashkohen për të formësuar mënyra të reja të kuptuarit të botës së sotme.

Në Beograd kemi mbledhur aktivistët nga Kosova gjatë një vizite katërditore të dedikuar të drejtave të grave!

Nga data 23 deri më 26 tetor 2025, Heartefact organizoi Kosovo–Serbia Visiting Program, i cili u mbajt në Beograd. Programi mblodhi gjashtë pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës nga Kosova – aktivistë, artistë dhe hulumtues/e – gjatë një vizite katërditore të dedikuar të drejtave të grave, barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës seksuale. Gjatë qëndrimit të tyre, pjesëmarrësit u takuan me organizata kryesore feministe dhe për të drejtat e njeriut nga Beogradi.

Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur – diskutimi publik i mbajtur në Shkup

Më 20 tetor 2025, në Teatrin e Dramës në Shkup u zhvillua diskutimi publik “Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur: Financimi, Hapsirat dhe Avokimi”. Përfaqësues të ndryshëm të skenës kulturore të pavarur, punonjës rinorë dhe artistë theksuan nevojën urgjente për ndryshime në politikën kulturore të Maqedonisë së Veriut.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR AVOKIM (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për Programin e Grantëve për Avokim, për të fuqizuar organizatat kulturore të pavarura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky program synon t’u mundësojë këtyre organizatave të adresojnë sfida urgjente dhe të avokojnë për përmirësime afatgjata dhe sistematike në sektorin kulturor. Qëllimi është të mbështeten iniciativa që forcojnë dialogun me vendimmarrësit, mobilizojnë komunitetet dhe nxisin bashkëpunimin ndër-sektorial, duke përmirësuar kushtet operative dhe qëndrueshmërinë financiare të skenës kulturore të pavarur.

Thirrje e Hapur për Aplikim – Programi I Bursës “Nërlidhja Kosovë–Serbi”

Heartefact ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të hapur të vazhdueshme për programin e bursës “Ndërlidhja Kosovë–Serbi” – një nismë ndërkufitare që mbështet profesionistë të rinj, studiues dhe krijues nga Kosova dhe Serbia, të cilët dëshirojnë të eksporojnë narrativa të reja dhe konstruktive mbi marrëdhëniet ndërmjet dy shoqërive.

THIRRJE PËR PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE KULTURORE DHE ARTISTIKE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen e dytë për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE INSTITUCIONALE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall thirrjen e dytë për Grante Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe për zhvillim të kapaciteteve. Kjo ndërhyrje synon të përmirësoj stabilitetin organizativ, duke mundësuar qëndrueshmëri dhe rezistencë afatgjatë brenda sektorit kulturor.

Projekti “Kultura për Zhvillim” e njofton publikun se janë shpallur fituesit e mbështetjes në kuadër të thirrjes së parë për realizimin e projekteve kulturore dhe artistike!

Grantet për projekte kulturore dhe artistike u ndanë për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve artistike bashkëkohore me rëndësi shoqërore që kontribuojnë në pasurimin e kulturës dhe promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, adresojnë çështje kritike shoqërore dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E TRAJNIMIT NË VENDIN E PUNËS DHE NGRITJA E KAPACITETEVE PËR ORGANIZATAT (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE INSTITUCIONALE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Skemën e Granteve Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe për zhvillim të kapaciteteve.

THIRRJE PËR PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE KULTURORE DHE ARTISTIKE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

Thirrje e Hapur: Festivali Beldocs Programi (Vizitues Kosovë-Serbi)

Heartefact fton të rinjtë nga Kosova të aplikojnë për një vizitë katërditore në Beldocs – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar që do të mbahet në Beograd. Vizita do të organizohet nga data 22 deri më 25 maj 2025 (e enjte – e diel), gjatë datave zyrtare të festivalit nga 21 deri më 27 maj 2025.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti Kultura për Zhvillim i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të menaxhohet nga Fondi Hartefakt dhe fillon në janar të vitit 2025 me një kohëzgjatje prej katër vitesh.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e i/e Programit për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e i/e Programit për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti Kultura për Zhvillim i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të menaxhohet nga Fondi Hartefakt dhe fillon në janar të vitit 2025 me një kohëzgjatje prej katër vitesh.

Njoftim mbi grupin e dytë të kërkuesëve dhe kërkueseve: janë zgjedhur gjashtë bursistë dhe bursiste të programit kërkimor Kosova-Sërbia

Për pjesëmarrës të grupit të dytë të programit kërkimor me bursa [anglisht: fellowship—vërejtje e përkthyesit] Kosovë-Sërbi, Hartefakti [emri burimor: Heartefact—v.p.] i zgjodhi gjashtë bursistë kërkues dhe bursiste kërkuese që do të bëjnë kërkime në fushën e rrëfimeve të rinj [narrativave të reja—v.p.] dhe konstruktivë mbi marrëdhëniet në mes të Kosovës e Sërbisë, që nga çështjet e gjuhës dhe përkthimit, gjer te arsimi, dialogu në mes të Beogradit e Prishtinës, procesi i normalizimit, dhe temat tjera politike e shoqërore që janë me rëndësi. Gjatë tre muajëve të kërkimit, pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset do ta kalojnë nga një muaj në Beograd ose në Prishtinë. Gjatë rrjedhës së programit, ata do të kenë rast të ndikojnë në rrëfimet që dominojnë, dhe t’i ofrojnë publikut pikëpamje të reja mbi fushat e kërkimit të tyre.

Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Video Operim në Teatër

Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.

Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Dizajn Dritash për Teatër

Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.

SHTYHET:Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Dizajn Toni për Teatër

Qëllimi i këtij trajnimi është të transferohen dije të kualitetit të lartë, relevante, bashkëkohore e profesionale, si dhe të ndahen përvoja e të këshillohen teknikët/et e teatrit e profesionistët/et e rinj/rja të kësaj fushe nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Tema kryesore e kësaj masterklase është Dizajni i Tonit për Teatër dhe qëllimi është që teknikë/e të teatrit të pajisen me aftësi dhe dije të nevojshme për të punuar në teatro dhe produksione teatrore.

Konkursi i dytë për fellowship për Kosovë dhe Serbi

Hartefakti ka kënaqësinë që të shpallë thirrjen për fellowship kërkimor për vitin 2024 në Kosovë dhe Serbi.

Në ditën e dytë të Javës së Krenarisë u ekzekutua shfaqja Burrnesha

Publiku në sheshin në Dorqol e pati mundësinë të kënaqet në ekzekutimin e tre aktorëve të shkëlqyer të cilët vizualisht dhe në mënyrë të shkëlqyer i rikrijuan të gjitha aspektet e fenomenit shoqëror për gra, të cilët për shkak të domosdoshmërisë për emancipim e zgjedhin ta marrin identitetin mashkullor.

U zgjodhën shtatë hulumtuesit_set e parë/_a në kuadër të programit fellowship për Kosovë-Serbi

Në kuadër të ciklit të parë të Programit fellowship Kosovë Serbi, Hartefakti i zgjodhi shtatë hulumtues_ese të cilët_at do t’i hulumtojnë narrativet e reja dhe konstruktive në kuadër të Kosovës dhe të Serbisë: nga çështjet politike, përmes ekonomisë, biznesit, kulturës, trashëgimisë së luftës në të kaluarën deri te fushat kryesore politike dhe shoqërore.

ZGJATET AFATI: Rezidencat artistike Reconnection 2.0

Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të hapin thirrjen e dytë për rezidencat artistike në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Konkurs për Kosovë Serbi për fellowship kërkimor

Hartefakti e ka kënaqësinë që të shpallë ftesën për Kosovë-Serbi për (fellowship) kërkimor në vitin 2023. Programi fellowship është i hapur për gjashtë, në radhë të parë, të rinj/të reja ose profesionist_e që janë në fillim të karrierës (tre nga Kosova dhe tre nga Serbia) të cilët punojnë në institucionet lokale dhe kombëtare, akademi, krijuesit/et e opinionit publik, analistë_e, hulumtues/e dhe individë të shquar të angazhuar në media, sektorin e IT-së dhe industritë krijuese.

Episodi i ri i podcastit AMAN për stereotipet në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë

Në faqen zyrtare të internetit Hartefakt, nën rubrikën Podcast, mund të gjeni episodin e të podcast-it AMAN, i cili u krijua si pjesë e Shkollës së Kosovës. Fjala është për programin e shkëmbimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përfshirë të rinjtë nga të dyja vendet dhe duke i dhënë hapësirë ndërveprimit dhe shkëmbimit të mendimeve, qëndrimeve dhe madje edhe paragjykimeve duke pasur si qëllim të kuptuarit dhe të njohurit më të mirë të njëri-tjetrit.

Pas 23 vjetësh “Djali ynë” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Gjatë fundjavës së kaluar ekipi i shfaqjes “Djali ynë” i autorit dhe regjisorit Patrik Laziq, mori pjesë në edicionin e 5-të të ekspozitës teatrore “Vitrina e Teatrit të Kosovës”. Kjo është një ngjarje e përvitshme që mbledh së bashku redaktorët dhe përzgjedhësit e festivaleve, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga e gjithë Evropa, nga të cilët ishin mbi gjashtëdhjetë në Prishtinë këtë vit. Nga data 25 deri më 29 tetor, dhjetëra emisione, shfaqje, panele dhe lexime publike u mbajtën në vendndodhje të shumta në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj me qëllim të prezantimit dhe njohjes së krijimtarisë së artistëve, institucioneve dhe organizatave kulturore në Kosovë.

Rezidenca artistike: Fidan Bejtullahu dhe Dhurata Hoti

Përmes thirrjes për Rezidencat Artistike Reconnection 2.0, të shpallur në kuadër të projektit Reconnection 2.0 të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) e Heartefact Fund (Beograd), dy artistet Fidan Bejtullahu dhe Dhurata Hoti kanë përfituar secila nga një rezidencë artistike një-mujore në Beograd përgjatë muajit Nëntor.