Projekti “Kultura për Zhvillim” e njofton publikun se janë shpallur fituesit e mbështetjes në kuadër të thirrjes së parë për realizimin e projekteve kulturore dhe artistike!

Grantet për projekte kulturore dhe artistike u ndanë për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve artistike bashkëkohore me rëndësi shoqërore që kontribuojnë në pasurimin e kulturës dhe promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, adresojnë çështje kritike shoqërore dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

Brenda kësaj thirrje, projekti “Kultura për Zhvillim” pranoi gjithsej 180 aplikime projektesh, nga të cilat 19 u miratuan për mbështetje financiare. Shuma totale e propozuar për mbështetje financiare është 14,164,173 MKD, dhe mbështetja e propozuar për projekt varion mes 395,270 MKD dhe 857,058 MKD. Organizatat projektet e të cilave janë propozuar për mbështetje financiare vijnë nga gjashtë qytete të Maqedonisë së Veriut, por aktivitetet e parashikuara në këto projekte do të zbatohen edhe në 17 vende të tjera në mbarë vendin, duke përfshirë qytete, komuna dhe fshatra, duke mbuluar gjashtë nga tetë rajonet planifikuese të Maqedonisë së Veriut.

Diversiteti i projekteve të mbështetura nuk shihet vetëm në shpërndarjen e tyre gjeografike, por edhe në disiplinat artistike dhe aktivitetet kulturore, me projekte që fokusohen në: teatër dhe arte skenike, arte pamore, arte publike dhe rrugore, fotografi, arkivim dhe botim, muzikë autoriale, prodhim dhe kritikë filmi, animacion dhe arte të tjera ndërdisiplinore. Projektet mbulojnë tema si e drejta e kulturës dhe artit për të rinjtë, grupet e margjinalizuara, njerëzit nga zonat rurale dhe të rinjtë me zhvillim atipik, barazia gjinore, përballja me traumën, dialogu ndër/transgjeneracional, ekologjia, decentralizimi dhe diversiteti kulturor.

Organizatat që morën mbështetje në kuadër të thirrjes së parë për realizimin e projekteve kulturore dhe artistike janë:

  1. Shoqëri për prodhim filmi, shpërndarje, marketing, tregti dhe shërbime MINIMAL KOLEKTIV SHPK Shkup (Projekti “Përmes Heshtjes”): 850,752 MKD
  2. Shoqatë për afirmimin e artit teatror PRESVRT Shkup (Projekti “Engjëjt në Amerikë”): 857,058 MKD
  3. Shoqatë për kulturë dhe art ATRIUM HUB Shkup (Projekti “Diversitetet e Parashikuara”): 837,972 MKD
  4. Shoqatë qytetarësh për mbështetje, promovim dhe zhvillim të filmit, kulturës filmike dhe edukimit filmik KINO BALKAN Shkup (Projekti “Dialogët Filmikë të të Rinjve – BFF Maqedonia”): 854,420 MKD
  5. Shoqatë për mbështetje dhe trajtim të personave me spektrin autik dhe spektrin atipik NË BOTËN TIME – Shkup (Projekti “Pasqyrat e Botës Sime”): 856,418 MKD
  6. Fondacioni Bozhinovski, Manastir (Projekti “Brigada e Parë Artistike”): 768,389 MKD
  7. Koalicioni për të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara MARGINI Shkup (Projekti “Trupa Anarkike”): 857,058 MKD
  8. Shoqëri për shërbime informatike TASEI SHPK Shkup (Projekti “Tërmeti i Grave Manastir – Festival i Muzikës së Re Vendase”): 855,960 MKD
  9. Shoqëri për shërbime, tregti dhe botim ILIKA SHPK Shkup (Projekti “Ne Jemi Këtu. 20 Vite Arkivë e Skenës Kulturore të Pavarur 2006-2026”): 640,205 MKD
  10. Artist i pavarur dizajner, NP KAPKA DESIGN Jana Stevan Acevska, Shkup (Projekti “Identitete të Endura / nga Zhupa në Botë”): 681,840 MKD
  11. Iniciativa për Integrime Qytetare IGI Gostivar (Projekti “Gostivari me Sytë Tanë”): 605,312 MKD
  12. Shoqatë FORUM PËR KRIJIMTARI AVANGARDE Prilep (Projekti “Pedale dhe Tregime”): 526,745 MKD
  13. Shoqëri për prodhim filmi dhe audio-vizual MASHINA PRODUCTION SHPK Shkup (Projekti Teatër Intim Situacional “Biseda të Padëshiruara”): 685,134 MKD
  14. Shoqatë Qendra për Art dhe Kulturë Bashkëkohore – ATO Manastir (Projekti “KUZHINA”): 856,418 MKD
  15. Shoqatë qytetarësh për zhvillim lokal artistik dhe kulturor ART EQUILIBRIUM Gjevgjeli (Projekti “ZiNRG (Zinergy) – Platformë për Botime Alternative”): 853,124 MKD
  16. Shoqatë për kulturë dhe art ART-MANIJA Kumanovë (Projekti “Zëri i Bregut”): 842,792MKD
  17. Shoqëri për tregti dhe shërbime BRAND SOLUTION SHPK Shkup (Projekti “Nën të Njëjtin Kanavacë: Përfshirje përmes Artit”): 680,523 MKD
  18. Shoqatë për veprimtari kulturo-artistike, promovim të artit teatror dhe edukim TEATRI FLOKËT E ARTË Shkup (Projekti “TEOREMA sipas Pier Paolo Pasolini”): 658,783 MKD
  19. Shoqëri për prodhim dhe post-prodhim video dhe filmi CINEMA FUTURA SHPK Shkup (Projekti “Atdheu: Monumenti i Lirisë – Animacion dhe Muzikë”): 395,270 MKD

Projekti “Kultura për Zhvillim” synon të kontribuojë në rritjen e artit dhe formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet thelbësor për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur. Faza e parë e projektit zgjat nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028, ai mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Heartefact.

Ka më shumë

Thirrje e hapur për dramaturgë: Playground për dramaturgë të rinj – Kosovë

“Playground për dramaturgë të rinj” është një program zhvillimor i dedikuar për të mbështetur dramaturgë të talentuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Thirrje për propozim koncepti: BOOST GRANTE (Republika e Maqedonisë së Veriut)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për dorëzimin e projekt-propozimeve për Boost grante (grante për mbështetjen e zhvillimit organizativ), që synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga fusha e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Afati i zgjatur për aplikim për programin Queer Art Academy

Heartefact fton artistë/e të rinj queer nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të aplikojnë për Queer Art Academy, një program rajonal.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E TRAJNIMIT NË VENDIN E PUNËS DHE NGRITJA E KAPACITETEVE PËR ORGANIZATAT DHE PROFESIONISTËT NË FUSHËN E KULTURËS DHE ARTEVE

Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.

Hartefakt Visiting Programi Kosovë-Serbi i mbajtur më 3-6 dhjetor

Nga 3 deri më 6 dhjetor 2025, Heartefact organizoi Programin Vizitues Kosovë-Serbi, i cili u mbajt në Prishtinë, Kosovë. Programi bashkoi pjesëmarrës nga Serbia-psikologë, psikoterapistë, artistë, studentë të shkencave politike dhe aktivistë në një vizitë katër ditore me fokus në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e të drejtave të grave, të drejtave të minoriteteve dhe drejtësisë tranzicionale.

THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS: Punëtori për Zhvillimin e Audiencës

Fondi Hartefakt fton punëtorët kulturorë nga skena e pavarur në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për një punëtori dyditore të fokusuar në aftësi praktike për zhvillimin e audiencës. Ky aktivitet mbështetet nga projekti Kultura për Zhvillim i Qeverisë së Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Hartefakt.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Asistenti Financiar dhe Administrativ të Granteve!

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Asistenti Financiar dhe Administrativ të Granteve për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi haretfakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028.

Thirrje e Hapur: Praktikë në Heartefact Institute

Heartefact fton të rinjtë, ambiciozë dhe kuriozë që të aplikojnë për punë praktike prej 3-6 muaj dhe ti bashkangjiten ekipit tonë ne programin e Institutit – një hapësirë ku njohuria, hulumtimi dhe bashkëpunimi rajonal bashkohen për të formësuar mënyra të reja të kuptuarit të botës së sotme.

Në Beograd kemi mbledhur aktivistët nga Kosova gjatë një vizite katërditore të dedikuar të drejtave të grave!

Nga data 23 deri më 26 tetor 2025, Heartefact organizoi Kosovo–Serbia Visiting Program, i cili u mbajt në Beograd. Programi mblodhi gjashtë pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës nga Kosova – aktivistë, artistë dhe hulumtues/e – gjatë një vizite katërditore të dedikuar të drejtave të grave, barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës seksuale. Gjatë qëndrimit të tyre, pjesëmarrësit u takuan me organizata kryesore feministe dhe për të drejtat e njeriut nga Beogradi.

Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur – diskutimi publik i mbajtur në Shkup

Më 20 tetor 2025, në Teatrin e Dramës në Shkup u zhvillua diskutimi publik “Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur: Financimi, Hapsirat dhe Avokimi”. Përfaqësues të ndryshëm të skenës kulturore të pavarur, punonjës rinorë dhe artistë theksuan nevojën urgjente për ndryshime në politikën kulturore të Maqedonisë së Veriut.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR AVOKIM (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për Programin e Grantëve për Avokim, për të fuqizuar organizatat kulturore të pavarura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky program synon t’u mundësojë këtyre organizatave të adresojnë sfida urgjente dhe të avokojnë për përmirësime afatgjata dhe sistematike në sektorin kulturor. Qëllimi është të mbështeten iniciativa që forcojnë dialogun me vendimmarrësit, mobilizojnë komunitetet dhe nxisin bashkëpunimin ndër-sektorial, duke përmirësuar kushtet operative dhe qëndrueshmërinë financiare të skenës kulturore të pavarur.

Thirrje e Hapur për Aplikim – Programi I Bursës “Nërlidhja Kosovë–Serbi”

Heartefact ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të hapur të vazhdueshme për programin e bursës “Ndërlidhja Kosovë–Serbi” – një nismë ndërkufitare që mbështet profesionistë të rinj, studiues dhe krijues nga Kosova dhe Serbia, të cilët dëshirojnë të eksporojnë narrativa të reja dhe konstruktive mbi marrëdhëniet ndërmjet dy shoqërive.

THIRRJE PËR PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE KULTURORE DHE ARTISTIKE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen e dytë për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE INSTITUCIONALE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall thirrjen e dytë për Grante Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe për zhvillim të kapaciteteve. Kjo ndërhyrje synon të përmirësoj stabilitetin organizativ, duke mundësuar qëndrueshmëri dhe rezistencë afatgjatë brenda sektorit kulturor.

Projekti “Kultura për Zhvillim” e njofton publikun se janë shpallur fituesit e mbështetjes në kuadër të thirrjes së parë për realizimin e projekteve kulturore dhe artistike!

Grantet për projekte kulturore dhe artistike u ndanë për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve artistike bashkëkohore me rëndësi shoqërore që kontribuojnë në pasurimin e kulturës dhe promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, adresojnë çështje kritike shoqërore dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E TRAJNIMIT NË VENDIN E PUNËS DHE NGRITJA E KAPACITETEVE PËR ORGANIZATAT (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.

THIRRJE PËR PROPOZIM PROJEKTE: GRANTE INSTITUCIONALE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Skemën e Granteve Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe për zhvillim të kapaciteteve.

THIRRJE PËR PROJEKTE: GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE KULTURORE DHE ARTISTIKE (REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT)

Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.

Thirrje e Hapur: Festivali Beldocs Programi (Vizitues Kosovë-Serbi)

Heartefact fton të rinjtë nga Kosova të aplikojnë për një vizitë katërditore në Beldocs – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar që do të mbahet në Beograd. Vizita do të organizohet nga data 22 deri më 25 maj 2025 (e enjte – e diel), gjatë datave zyrtare të festivalit nga 21 deri më 27 maj 2025.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti Kultura për Zhvillim i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të menaxhohet nga Fondi Hartefakt dhe fillon në janar të vitit 2025 me një kohëzgjatje prej katër vitesh.

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e i/e Programit për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut

Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e i/e Programit për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti Kultura për Zhvillim i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të menaxhohet nga Fondi Hartefakt dhe fillon në janar të vitit 2025 me një kohëzgjatje prej katër vitesh.

Njoftim mbi grupin e dytë të kërkuesëve dhe kërkueseve: janë zgjedhur gjashtë bursistë dhe bursiste të programit kërkimor Kosova-Sërbia

Për pjesëmarrës të grupit të dytë të programit kërkimor me bursa [anglisht: fellowship—vërejtje e përkthyesit] Kosovë-Sërbi, Hartefakti [emri burimor: Heartefact—v.p.] i zgjodhi gjashtë bursistë kërkues dhe bursiste kërkuese që do të bëjnë kërkime në fushën e rrëfimeve të rinj [narrativave të reja—v.p.] dhe konstruktivë mbi marrëdhëniet në mes të Kosovës e Sërbisë, që nga çështjet e gjuhës dhe përkthimit, gjer te arsimi, dialogu në mes të Beogradit e Prishtinës, procesi i normalizimit, dhe temat tjera politike e shoqërore që janë me rëndësi. Gjatë tre muajëve të kërkimit, pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset do ta kalojnë nga një muaj në Beograd ose në Prishtinë. Gjatë rrjedhës së programit, ata do të kenë rast të ndikojnë në rrëfimet që dominojnë, dhe t’i ofrojnë publikut pikëpamje të reja mbi fushat e kërkimit të tyre.

Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Video Operim në Teatër

Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.

Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Dizajn Dritash për Teatër

Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.

SHTYHET:Thirrje e hapur për teknikë/e teatri nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia për pjesëmarrje në një masterklasë pesë ditore për Dizajn Toni për Teatër

Qëllimi i këtij trajnimi është të transferohen dije të kualitetit të lartë, relevante, bashkëkohore e profesionale, si dhe të ndahen përvoja e të këshillohen teknikët/et e teatrit e profesionistët/et e rinj/rja të kësaj fushe nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Tema kryesore e kësaj masterklase është Dizajni i Tonit për Teatër dhe qëllimi është që teknikë/e të teatrit të pajisen me aftësi dhe dije të nevojshme për të punuar në teatro dhe produksione teatrore.

Konkursi i dytë për fellowship për Kosovë dhe Serbi

Hartefakti ka kënaqësinë që të shpallë thirrjen për fellowship kërkimor për vitin 2024 në Kosovë dhe Serbi.

Në ditën e dytë të Javës së Krenarisë u ekzekutua shfaqja Burrnesha

Publiku në sheshin në Dorqol e pati mundësinë të kënaqet në ekzekutimin e tre aktorëve të shkëlqyer të cilët vizualisht dhe në mënyrë të shkëlqyer i rikrijuan të gjitha aspektet e fenomenit shoqëror për gra, të cilët për shkak të domosdoshmërisë për emancipim e zgjedhin ta marrin identitetin mashkullor.

U zgjodhën shtatë hulumtuesit_set e parë/_a në kuadër të programit fellowship për Kosovë-Serbi

Në kuadër të ciklit të parë të Programit fellowship Kosovë Serbi, Hartefakti i zgjodhi shtatë hulumtues_ese të cilët_at do t’i hulumtojnë narrativet e reja dhe konstruktive në kuadër të Kosovës dhe të Serbisë: nga çështjet politike, përmes ekonomisë, biznesit, kulturës, trashëgimisë së luftës në të kaluarën deri te fushat kryesore politike dhe shoqërore.

ZGJATET AFATI: Rezidencat artistike Reconnection 2.0

Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Heartefact Fund [Beograd], kanë kënaqësinë të hapin thirrjen e dytë për rezidencat artistike në kuadër të platformës së përbashkët Reconnection 2.0, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Konkurs për Kosovë Serbi për fellowship kërkimor

Hartefakti e ka kënaqësinë që të shpallë ftesën për Kosovë-Serbi për (fellowship) kërkimor në vitin 2023. Programi fellowship është i hapur për gjashtë, në radhë të parë, të rinj/të reja ose profesionist_e që janë në fillim të karrierës (tre nga Kosova dhe tre nga Serbia) të cilët punojnë në institucionet lokale dhe kombëtare, akademi, krijuesit/et e opinionit publik, analistë_e, hulumtues/e dhe individë të shquar të angazhuar në media, sektorin e IT-së dhe industritë krijuese.

Episodi i ri i podcastit AMAN për stereotipet në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë

Në faqen zyrtare të internetit Hartefakt, nën rubrikën Podcast, mund të gjeni episodin e të podcast-it AMAN, i cili u krijua si pjesë e Shkollës së Kosovës. Fjala është për programin e shkëmbimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përfshirë të rinjtë nga të dyja vendet dhe duke i dhënë hapësirë ndërveprimit dhe shkëmbimit të mendimeve, qëndrimeve dhe madje edhe paragjykimeve duke pasur si qëllim të kuptuarit dhe të njohurit më të mirë të njëri-tjetrit.

Pas 23 vjetësh “Djali ynë” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Gjatë fundjavës së kaluar ekipi i shfaqjes “Djali ynë” i autorit dhe regjisorit Patrik Laziq, mori pjesë në edicionin e 5-të të ekspozitës teatrore “Vitrina e Teatrit të Kosovës”. Kjo është një ngjarje e përvitshme që mbledh së bashku redaktorët dhe përzgjedhësit e festivaleve, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga e gjithë Evropa, nga të cilët ishin mbi gjashtëdhjetë në Prishtinë këtë vit. Nga data 25 deri më 29 tetor, dhjetëra emisione, shfaqje, panele dhe lexime publike u mbajtën në vendndodhje të shumta në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj me qëllim të prezantimit dhe njohjes së krijimtarisë së artistëve, institucioneve dhe organizatave kulturore në Kosovë.

Rezidenca artistike: Fidan Bejtullahu dhe Dhurata Hoti

Përmes thirrjes për Rezidencat Artistike Reconnection 2.0, të shpallur në kuadër të projektit Reconnection 2.0 të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) e Heartefact Fund (Beograd), dy artistet Fidan Bejtullahu dhe Dhurata Hoti kanë përfituar secila nga një rezidencë artistike një-mujore në Prishtinë përgjatë muajit Nëntor.