Për dy ditë, më 13 dhe 14 maj, Shkupi ishte vendtakim për artistë, punonjës nga fusha e kulturës, aktivistë dhe rrjete kulturore ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, rajoni dhe mbarë Evropa, përmes Forumit Kultura për Zhvillim, i organizuar nga Heartefact në bashkëpunim me Clubture, Kooperativa, Fondacionin Kulturor A25 dhe Euradia
Në hapje të ngjarjes, Sarah Maliqi, Udhëheqëse e ekipit në Maqedoninë e Veriut, theksoi rëndësinë e krijimit të lidhjeve më të forta ndërmjet akterëve lokal të kulturës së pavarur dhe rrjeteve kulturore evropiane, veçanërisht në një kohë kur mbështetja afatgjatë për kulturën po bëhet gjithnjë e më e kufizuar. Ajo nënvizoi se arti i angazhuar shoqëror dhe kultura e pavarur luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse, më të qëndrueshme dhe më të ndërlidhura.


Ngjarja gjithashtu u hap nga përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, mbështetja e së cilës bëri të mundur realizimin e forumit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Zëvendësshefja e Misionit, znj. Michal Harari, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së një skene aktive të pavarur kulturore dhe të dukshme në Maqedoninë e Veriut, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet akterëve kulturor lokal dhe Evropës. Ajo theksoi: “Kultura dhe shprehja artistike janë pjesë thelbësore e shoqërive demokratike dhe të hapura, ndërsa bashkëpunimi më i fortë dhe avokimi i përbashkët brenda sektorit inkurajohen fuqishëm.”
Ngjarja u mbajt në dy hapësira të rëndësishme për skenën e pavarur kulturore lokale në Shkup – Kinemanë në Ndërtesën e Hekurudhës dhe Qendrën Rinore Matichno, duke mbledhur më shumë se 50 pjesëmarrës dhe folës nga Maqedonia e Veriut, Ballkani dhe Evropa më gjerë. Së bashku, ata krijuan një hapësirë për diskutim, shkëmbim dhe bashkëpunime të reja brenda sektorit të kulturës së pavarur. Bisedat u fokusuan në lirinë artistike, hapësirat publike kulturore, kushtet e punës për artistët dhe punonjësit kulturorë, mbështetjen e qëndrueshme për kulturën e pavarur dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.
Gjatë gjithë forumit, pjesëmarrësit diskutuan se si të krijohen ekosisteme kulturore më të qëndrueshme, më të ndërlidhura dhe më të qasshme, veçanërisht për artistët dhe organizatat e pavarura që shpesh punojnë në kushte të paqëndrueshme. Folësit ndanë përvoja nga Maqedonia e Veriut, Ballkani dhe vende të ndryshme evropiane, duke hapur diskutime për politikat afatgjata kulturore, hapësirat publike për kulturën, rrjetëzimin ndërkombëtar dhe rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror.
Dita e dytë u fokusua në bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar dhe rrjetet evropiane, duke mbledhur përfaqësues të organizatave si Culture Action Europe dhe IETM. Diskutimet theksuan rëndësinë e lidhjes së skenave kulturore lokale me iniciativa më të gjera evropiane dhe krijimin e mundësive për mobilitet, shkëmbim njohurish, avokim dhe bashkëpunim përtej kufijve. Përfaqësuesit e disa organizatave dhe rrjeteve të Evropës Perëndimore theksuan gjithashtu se, në momentin aktual shoqëror dhe politik, Evropa ka shumë për të mësuar nga qëndrueshmëria, solidariteti dhe përshtatshmëria e vazhdueshme nga perfaqësuesit dhe akterët kulturorë në të gjithë Ballkanin.

Forumi dëshmoi se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të forcojë skenën e pavarur kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe ta afrojë atë me diskutimet më të gjera kulturore evropiane, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për artistët dhe punonjësit në fushën e kulturorës nga Maqedonia e Veriut, rajoni dhe Evropa për t’u lidhur dhe bashkëpunuar.
Dy ditët në vijim do të jenë të dedikuara vazhdimit të dialogut mbi këto çështje dhe tema të ngjashme në kuadër të eventit Satellite BEYOND në Evropën Juglindore.

Ky aktivitet mbështetet nga projekti Kultura për Zhvillim i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga Heartefact.


