Për pjesëmarrës të grupit të dytë të programit kërkimor me bursa [anglisht: fellowship—vërejtje e përkthyesit] Kosovë-Sërbi, Hartefakti [emri burimor: Heartefact—v.p.] i zgjodhi gjashtë bursistë kërkues dhe bursiste kërkuese që do të bëjnë kërkime në fushën e rrëfimeve të rinj [narrativave të reja—v.p.] dhe konstruktivë mbi marrëdhëniet në mes të Kosovës e Sërbisë, që nga çështjet e gjuhës dhe përkthimit, gjer te arsimi, dialogu në mes të Beogradit e Prishtinës, procesi i normalizimit, dhe temat tjera politike e shoqërore që janë me rëndësi. Gjatë tre muajëve të kërkimit, pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset do ta kalojnë nga një muaj në Beograd ose në Prishtinë. Gjatë rrjedhës së programit, ata do të kenë rast të ndikojnë në rrëfimet që dominojnë, dhe t’i ofrojnë publikut pikëpamje të reja mbi fushat e kërkimit të tyre.
Ndër pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset që janë zgjedhur, katër nga Kosova e dy nga Sërbia, janë:

MILOS PAVKOVIC [Beograd], kërkues në Qendrën për Politika Europiane, në Beograd, dëshiron t’i analizojë rrëfimet e llojllojtë që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe procesin e normalizimt të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Sërbisë. Hipoteza themelore e tij ven në pah se mund të ekzistojnë dy rrëfime jo të njejtë mbi dialogun dhe rrjedhojat të cilat priten nga protagonistët e llojllojtë në Kosovë e në Sërbi. Shumica e protagonistëve në Kosovë e shef dialogun si pjesë të pandashme të shtetndërtimit, dhe njohjen e ndërsjellë e shef si kulminim të procesit të normalizimit. Sipas rrëfimit zyrtar të Sërbisë, kornizën e dialogut e përcakton Rezoluta 1244 e vitit 1999, e miratuar nga Këshilli i OKB për Siguri, e cila nuk e ven në pyetje sovranitetin e Sërbisë mbi Kosovën.
Fjalët kyçe: dialogu Beograd-Prishtinë, rrëfimet zyrtarë

SADIE SUHODOLLI [Mitrovicë], e njour edhe si Tadi, është artiste dhe aktiviste shumëdiciplinore. Qëllimi i saj është studimi i tranzicionit gjuhësor të cilin e përjetuan të rinjtë shqiptarë dhe të rejat shqiptare të Kosovës, të cilët u kyçën në sistem arsimor në vitet e fundit të shekullit, ose pas luftës. Përqëndrimi i saj është në praktikat e përkthimit dhe zbrazëtirën e mbetur pas kalimit nga gjuha serbe në shqipen. Kërkimi e ka për qëllim vlerësimin e potencialit për pajtimin në mes të gjuhëve, dhe prodhimin e teksteve kyçë mbi krizën në Kosovë, konfliktin, të drejtat njerëzore, dhe të drejtën kalimtare [tranzitive—v.p.], të cilët në gjuhë seobokroate dhe shqipe janë shkruar nga intelektualë të shquar dhe intelektuale të shquara.
Fjalët kyçe: gjuha, përkthimi, letërsia

VISAR XHAMBAZI [Prishtinë], redaktor dhe manaxhues projektesh në Sbunker, dëshiron t’i kërkojë perspektivat alternative të zgjedhjes së konflikteve përmes diplomacisë së ashtuquajtur Trek Tu [Track Two], duke e adoptuar qasjen “prej së poshti përpjetë” [bottom-up]. Diplomacia Trek Tu dallohet nga metodat traditore përkah kyçja e përfaqësuesve jozyrtarë të anëve që janë në konflikt, duke i përfshirë protagonistët joqeveritarë dhe palët e interesuara. Megjithse përnga natyra nuk është më efikase se diplomacia Trek Uan [Track One], kjo Trek Tu, po u integrua me qasjet traditore, ka mundësi t’i përmirësojë gjasat e arritjes së rezulteteve të dëshiruar në zgjidhjen e konflikteve.
Fjalët kyçe: diplomacia Trek Tu, zgjidhja e konflikteve

HRISTINA MIKIC [Beograd], udhëheqëse e këkrimit dhe zhvillimit në Institutin për Ndërmarrësi Krijimtare dhe për Inovime, e ka për qëllim që, përmes një analize të masave në politikë të kulturës, dhe efekteve të tyre në kushtet e bashkëpunimit dhe në diversitetin kulturor, ta bëjë vlerësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të Sërbisë e Kosovës, si dhe të marrëdhënieve të tyre në industritë krijimtare. Sipas vlerësimit të Hristinës, bashkëpunimi kulturor ndërmjet Sërbisë e Kosovës është një çështje me ndjeshmëri, të cilën e karakterizon një rezistencë që e ka zanafillën që nga fillimi i shekullit. Përpjekjet e organizimit të një tregu regjional të industrisë krijimtare, si dhe të hapsirës së përbashkët kulturore në Ballkanin Perëndimor, përmes njohjes së Sërbisë e Kosovës si dy territoreve kulturorë të pavarur, filluan me përkrahjen fillestare të pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.
Fjalët kyçe: ndërmarrësia krijimtare, ekonomia krijimtare, tregu krijimtar industrial

ISMAIL MYRSELI [Prizren], artist dhe punëtor kulturor, bën kërkime mbi sqenën alternative muzikore në Kosovë e Sërbi, duke ofruar analizë gjithëpërfshirëse të nënkulturës dhe të rëndësisë së saj. Kërkimi i tij do të përbëhet nga vëzhgimi në cilësi të pjesëmarrësit, intervistat, analiza e dokumentëve, puna me video, dhe përpilimi kolektiv i një zini (zin: shkurtuar nga fjala magazin, pra revistë, quhet një revistë e botuar në tiazh shumë të vogël, nga autorët e teksteve të një lëmi të ngushtë—v.p.). Ismaili gjithashtu do t’i shqyrtojë fakorët shoqërorë, politikë, dhe ekonomikë të cilët ndikojnë në zhvillimin e sqenës, dhe do ta shqyrtojë ndiknmin e sqenës në mbarë shoqërinë. Duke u përqëndruar në paraqitjen e sqenave alternative të muzikës në Kosovë dhe Sërbi gjatë dy dhjetëvjetëshave të kaluar, studimi do ta ketë për qëllim identifikimin i ngjashmërive dhe diferencave në mes tyre.
Fjalët kyçe: sqena alternative e muzikës, jeta e natës, bashkëpunimi kulturor

ADEA BATUSHA [Prishtinë], kërkuese me diplomë të magjistres së sociologjisë dhe pedagogjisë prej Universitetit të Upsalës në Suedi, ka plane të kërkimit të kohezionit social në shkollat që janë në afërsi të kufirit Kosovë–Sërbi, posaçërisht në Kamenicë, Gjilan, Bujanoc, dhe Preshevë. Qëllimi themelor i kërkimit të saj është shpalosja e kushteve të nuansuar të situatave, të cilët kushte rrjedhin nga pozita unike gjeografike e shkollave në udhëkryq të ndikimeve të natyrës historike dhe gjeografike. Kërkimi i saj do të përpiqet ta ndriçojë rolin e veçantë që e luajnë qytetet e viseve kufitarë përmes formës të cilën ia japin peizazhit arsimor, dhe ta kërkojë mënyrën në të cilën marrin formë mardhëdhëniet ndëretnike, duke identifikuar metoda për t’i vënë në pyetje rrëfimet dëmtues që kanë zënë rrënjë në sistemin arsimor.
Fjalët kyçe: arsimi, qytetet kufitarë, marrëdhëniet ndëretnike
Ky program kërkimor me bursa po zhvillohet në kuadër të projektit “Avansimi bashkëpunimit tejkufitar dhe angazhimit shoqëror në Ballkanin e Perëndimit”, dhe me përkrahje të Fondit Nacional për Demokraci [National Endowment for Democracy].