Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen e dytë për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.
Rreth projektit Kultura për Zhvillim:
Projekti Kultura për Zhvillim ështe ndërhyrja e parë gjithëpërfshirëse dhe afatgjate në fushën e arteve dhe kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky aktiviteti mbështetet nga projekti Kultura për Zhvillim i Qeverisë së Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Hartefakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në rritjen e arteve dhe formimin e normave socio-politike, duke njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë?
● Organizatat kulturore dhe artistike;
● Kolektive dhe iniciativa artistike;
● Organizatat e shoqërisë civile që kryejnë aktivitete kulturore dhe artistike, edhe nëse kjo nuk është fusha e tyre kryesore e veprimtarisë;
● Persona të tjerë juridikë aktivë në art dhe kulturë (fondacione të pavarura, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe/ose sipërmarrës).
Aplikanti duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fushat e mbështetura
Kjo thirrje ka për qëllim projektet që përqendrohen në fusha të ndryshme të krijimtarisë kulturore dhe artistike bashkëkohore: artet interpretuese, artet pamore, letërsia, muzika, artet audiovizuale, komikët, fotografia, dizajni, politika kulturore dhe menaxhimi. Aktivitetet e pranueshme për financim mund të përfshijnë: ekspozita, instalime, shfaqje, punëtori, ligjerata dhe/ose programe të ngjashme arsimore, debate dhe diskutime publike, prodhim audiovizual, kërkime artistike dhe kulturore, festivale, etj.
Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shuma e grantit
Financimi maksimal i disponueshëmtë mbuluara nga HF për zbatimin e projektit është afërsisht deri në 857,145 MKD për një kohëzgjatje maksimale të projektit prej 12 muaj.
Si të aplikoni?
Për më shumë informacion rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të nevojshëm për aplikim, vizitoni faqen tonë të internetit:
Grants For The Implementation Of Cultural And Artistic Projects – Heartefact
Грантови за спроведување културни и уметнички проекти – Heartefact
Grante për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike – Heartefact
Afati kohor
Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dorëzohen në jo më vonë se 31 tetor 2025 në orën 17:00.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në: [email protected].