Heartefact fton të rinjtë nga Kosova të aplikojnë për një vizitë katërditore në Beldocs – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar që do të mbahet në Beograd. Vizita do të organizohet nga data 22 deri më 25 maj 2025 (e enjte – e diel), gjatë datave zyrtare të festivalit nga 21 deri më 27 maj 2025.
Beldocs është një nga festivalet më të rëndësishme të filmit dokumentar në rajon, i njohur për përzgjedhjen e fortë ndërkombëtare, filmat rajonal dhe vendas të angazhuar, si dhe për gamën e gjerë të punëtorive, bisedave dhe paneleve të kuruara. Festivali mbledh regjisorë, profesionistë të kulturës dhe aktivistë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, duke krijuar një hapësirë dinamike për dialog, mësim dhe frymëzim artistik.
Duke marrë pjesë në këtë program, do të keni mundësinë të:
- Merrni pjesë në shfaqje filmash dhe takime me regjisorë,
- Takoni producent, artistë dhe punonjës kulture nga Serbia dhe rajoni,
- Merrni pjesë në ngjarje dhe diskutime të festivalit,
- Eksploroni skenën kulturore të Beogradit dhe të lidheni me iniciativa lokale.
Vizita përfshin:
- Transport të organizuar nga Prishtina në Beograd dhe kthim
- Akomodim gjatë qëndrimit
- Ushqime dhe pije të lehta
- Akreditime të festivalit me qasje të plotë në ngjarje
- Vizita të udhëhequra dhe takime me organizata kulturore
Kjo mundësi është e hapur për studentë dhe të rinj profesionistë nga Kosova në fushat e artit, kulturës, filmit dhe shkencave sociale që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të angazhohen në shkëmbim kulturor rajonal.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe një letër motivimi të shkurtër në [email protected] deri të shtunën, më 10 maj 2025. Gjuha e punës e vizitës është anglishtja, kështu që kërkohet përdorimi aktiv i saj.
Me shumë gëzim po presim të përjetojmë Beldocs-in bashkë me ju dhe të ndajmë këtë udhëtim të paharrueshëm së bashku.
Për më shumë informacione rreth festivalit, vizitoni: https://www.beldocs.rs.
Për pyetje rreth vizitës, kontaktoni Aleksa Krstić në [email protected].
*This visiting program is part of the project Healing Divides, which is supported by the Niwano Peace Foundation.