Heartefact fton artistë/e të rinj queer nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të aplikojnë për Queer Art Academy, një program rajonal i dizajnuar për të mbështetur zhvillimin profesional, mentorimin dhe dukshmërinë e artistëve LGBTIQ në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Çfarë ofrojmë
- Mentorim profesional: Udhëzime nga ekspertë kulturorë dhe profesionistë të artit në rajon.
- Zhvillimi i projektit: Mbështetje për të zhvilluar koncepte të reja artistike në teatër, artet vizuale, vallëzim, letërsi, muzikë dhe praktika të tjera artistike.
- Work-in-Progress Showcase: Prezantimi i projektit tuaj në bashkëpunim me institucionet e njohura te artit, duke rritur dukshmërinë dhe lidhjen tuaj me komunitetin më të gjerë artistik.
Afati i propozuar
- Queer Art Academy Residency: 14–19 Prill (nisja me 14 dhe kthimi me 19 Prill) 2026, Heartefact House, Serbia
- Regional Work-in-Progress Showcase: 1–5 Shtator, 2026, Heartefact House në Beograd, me pjesëmarrjen e institucioneve partnere
Profile që kërkojmë
- Artistë/e të rinj/reja, 20–35 vjeç nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor
- Persona që janë aktivë në fushën e teatrit, artet vizuale, vallëzim, letërsi, muzikë ose praktika të tjera artistike
- Të përkushtuar për zhvillimin e projekteve të reja dhe pjesëmarrje në mentorim dhe mësim bashkëpunues
- Të motivuar për të lidhur me një rrjet rajonal të artistëve dhe institucioneve kulturore
Si të aplikoni Aplikimet duhet të dorëzohen përmes Google Form që gjendet në këtë LINK. Aplikuesit duhet të dorëzojnë:
- Biografi të shkurtër (CV)
- Propozim projekti në format video-response
- Portfolio
Afati i aplikimit: 8 Mars 2026 në 23:59h 13 Mars 2026 në 23:59h
Sesionet informuese: 24 shkurt, duke filluar në orën 13h – https://meet.google.com/zit-droo-waf
Shënim: Ky është një program zhvillimi profesional, jo një skemë dhëniesh grantesh. Heartefact ofron mentorim, mbështetje në prodhim dhe mundësi për dukshmëri. Për pyetje ose informacione shtesë, kontaktoni në [email protected]
The project Queer Art Academy – Building Safe Artistic Futures in the Western Balkans, implemented by Heartefact, is supported through the programme Working Safe: Socio-economic Inclusion of the LGBTQI+ Community in the Western Balkans and Türkiye, implemented by ERA – LGBTI Equal Rights Association for the Western Balkans and Türkiye, in partnership with Queer Montenegro, Tuzla Open Center (Bosnia and Herzegovina), Open Mind Spectrum Albania, Center for Social Group Development (Kosovo), Coalition Margins (North Macedonia), Izađi (Serbia), and Kaos GL (Türkiye). This project is funded by the European Union.
This material was produced with the assistance of ERA and the European Union. Its contents are the sole responsibility of Heartefact as the implementing organisation and do not necessarily reflect the views of ERA or the European Union.