Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i thirrjes është të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve bashkëkohore artistike me rëndësi shoqërore dhe vlerë kulturore, që promovojnë diversitetin në praktikat dhe shprehjet artistike, që adresojnë çështjet kritike sociale dhe nxisin zhvillimin e komunitetit.
Rreth projektit Kultura për Zhvillim:
Projekti Kultura për Zhvillim ështe ndërhyrja e parë gjithëpërfshirëse dhe afatgjate në fushën e arteve dhe kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai iniciohet dhe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB) dhe do të zbatohet nga Fondi Hartefakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në rritjen e arteve dhe formimin e normave socio-politike, duke njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë?
- Organizatat kulturore dhe artistike;
- Kolektive dhe iniciativa artistike;
- Organizatat e shoqërisë civile që kryejnë aktivitete kulturore dhe artistike, edhe nëse kjo nuk është fusha e tyre kryesore e veprimtarisë;
- Persona të tjerë juridikë aktivë në art dhe kulturë (fondacione të pavarura, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe/ose sipërmarrës).
Aplikanti duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fushat e mbështetura
Kjo thirrje ka për qëllim projektet që përqendrohen në fusha të ndryshme të krijimtarisë kulturore dhe artistike bashkëkohore: artet interpretuese, artet pamore, letërsia, muzika, artet audiovizuale, komikët, fotografia, dizajni, politika kulturore dhe menaxhimi.Aktivitetet e pranueshme për financim mund të përfshijnë: ekspozita, instalime, shfaqje, punëtori, ligjerata dhe/ose programe të ngjashme arsimore, debate dhe diskutime publike, prodhim audiovizual, kërkime artistike dhe kulturore, festivale, etj.
Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shuma e grantit
Financimi maksimal i disponueshëm për zbatimin e projektit është afërsisht deri në 13,000 CHF për një kohëzgjatje maksimale të projektit prej 12 muaj.
Si të aplikoni?
Për më shumë informacion rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të nevojshëm për aplikim, vizitoni faqen tonë të internetit:
MK – Грантови за спроведување културни и уметнички проекти – Heartefact
AL – Grante për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike – Heartefact
Afati kohor
Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dorëzohen nëjo më vonë se 06 qershor 2025 në orën 17:00.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në: [email protected].
Ditët e informimit
| City | Venue | Date and Time |
| Shkup | Jadro | 19.05.25 14:00 – 16:00 |
| Gjevgjeli | Shtëpia e Pionierëve | 20.05.25 11:30 – 13:30 |
| Veles | Europe House | 22.05.25 10:30 – 12:30 |
| Kumanovë | Salla në shtëpinë e Zejtarëve | 23.05.25 10:30 -12:30 |
| Strugë | Europe House | 26.05.25 11:30 – 13:30 |
| Tetovë | Europe House | 27.05.25 10:30 -12:30 |
| Manastir | Europe House | 28.05.25 11:30 – 13:30 |
| Shtip | Qendra burimore | 30.05.25 11:00 – 13:00 |