Më 1 prill 2026, në Prishtinë u mbajt kick-off eventi për gjeneratën e re të pjesëmarrësve në Programin Fellowship Kosovë-Serbi, në kuadër të programit më të gjerë Reconnection. Ngjarja mblodhi alumni, partnerë dhe miq të programit me qëllim të rilidhjes, shkëmbimit të përvojave dhe reflektimit të përbashkët mbi hapat e ardhshëm drejt ndërtimit të një rajoni më të hapur dhe më të ndërlidhur.
Që nga themelimi, Heartefact e ka zhvilluar këtë program si pjesë të punës së saj më të gjerë për krijimi i lidhjeve mes njerëzvenga Serbia dhe Kosova përmes artit, aktivizmit, mediave dhe hulumtimit. Përmes një qasjeje direkte mes njerëzve, programi vazhdimisht krijon hapësirë për dialog dhe bashkëpunim, pavarësisht sfidave që shpesh i karakterizojnë marrëdhëniet ndërmjet dy shoqërive. Takimi i këtij viti pati një rëndësi shtesë, pasi u mbajt në Prishtinë, ku Heartefact hapi zyrtarisht zyrën e saj vitin e kaluar. Ngjarjen e hapën Sarah Maliqi, drejtoreshë e Haertefact Kosovo, dhe Aleksa Krstić, koordinator programi në Institutin Heartefact, ndërsa mbrëmjen e mbylli Rajmonda Sylbije, koordinatore e programit, duke ndarë përvojën dhe reflektimet e saj.
Ngjarja u zhvillua në galerinë Hani i 2 Robertëve, ku pesë pjesëmarrës të rinj prezantuan projektet që do të zhvillojnë gjatë vitit 2026. Puna e tyre trajton tema si të drejtat e grave, drejtësia tranzicionale, narrativat mediatike, lëvizjet shoqërore dhe shëndeti mendor. Përmes qasjeve dhe disiplinave të ndryshme, këto projekte eksplorojnë se si rrëfimet personale dhe kolektive mund të ndihmojnë në ndërtimin e mirëkuptimit, empatisë dhe ndryshimit shoqëror.
Përtej prezantimeve, ngjarja krijoi hapësirë për një bisedë më të thelluar mbi kuptimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mbi mënyrën se si dialogu tashmë zhvillohet përmes njerëzve dhe marrëdhënieve të tyre. Diskutimi theksoi se një komunitet i tillë tashmë ekziston dhe vazhdon të zhvillohet përmes shkëmbimit, takimeve dhe punës së përbashkët, edhe në një kontekst ku ndarjet shpesh dominojnë narrativën publike. Bashkimi i më shumë se 40 pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve dhe profesionistëve nga fusha të ndryshme nxori në pah nevojën për hapësira ku njerëzit nuk e injorojnë të kaluarën, por mësojnë prej saj, duke e përqendruar vëmendjen në atë që ende mund të ndërtojnë së bashku: lëvizshmëri më të madhe, shkëmbim njohurish dhe forma të përditshme bashkëpunimi në gjithë rajonin.
Takimi vjetor Reconnection në Prishtinë edhe një herë konfirmoi se marrëdhëniet e qëndrueshme nuk lindin vetvetiu. Ato rriten përmes punës së vazhdueshme, shkëmbimit dhe gatishmërisë për të dëgjuar perspektiva të ndryshme.
Programi u zbatua në kuadër të projektit project “Fostering Cross-Border Dialogue and Civic Engagement”, i realizuar nga Heartefact me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).







