18–19 dhjetor 2025
Hotel Glorius, Veles
Fondi Hartefakt fton punëtorët kulturorë nga skena e pavarur në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për një punëtori dyditore të fokusuar në aftësi praktike për zhvillimin e audiencës. Ky aktivitet mbështetet nga projekti Kultura për Zhvillim i Qeverisë së Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Hartefakt. Projekti synon të kontribuojë në rritjen e artit dhe në formësimin e normave sociopolitike, duke e njohur kulturën si një mjet thelbësor për nxitjen e një shoqërie më të hapur, më demokratike dhe më të ndërlidhur.
Rreth Punëtorisë
Punëtoria ofron mjete për kërkimin, hartëzimin, angazhimin dhe bashkë-krijimin e audiencës. Përmes sesioneve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do t’i zbatojnë metodat drejtpërdrejt në projektet e tyre aktuale dhe sfidat organizative. Gjuha e punës është anglishtja, me nivel të avancuar të rekomanduar.
Rreth fasilitatorit
Punëtorinë do ta udhëheqë Luisella Carnelli, hulumtuese e lartë në Fondazione Fitzcarraldo, një institucion kryesor italian i specializuar në menaxhimin kulturor, politika dhe zhvillimin e audiencës. Ajo sjell përvojë të gjerë në angazhimin e audiencës, praktikat pjesëmarrëse dhe vlerësimin e projekteve kulturore.
Çfarë do të fitoni
- Mjete/metoda për identifikimin dhe kuptimin e audiencave të synuara
- Metoda efektive dhe me kosto të ulët për të arritur audienca të reja dhe të larmishme
- Qasje për bashkë-krijimin e programeve me komunitetet
- Mjete për dizajnimin e qasjeve gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj konteksteve të ndryshme shoqërore dhe gjeografike
Rreth thirrjes
Kjo thirrje është e hapur për 20–25 profesionistë kulturorë, individualisht ose si përfaqësues të organizatave kulturore, qendrave kulturore/komunitare, festivaleve, shoqatave artistike dhe nismave të pavarura. Pjesëmarrësit duhet të jenë të përfshirë në menaxhimin e projekteve/programeve, komunikim ose angazhim me komunitetin dhe inkurajohen të sjellin shembuj nga puna e tyre aktuale për të pasuruar procesin praktik të të nxënit.
Logjistika:
Të gjitha shpenzimet e trajnimit (transporti, akomodimi, ushqimi dhe pagesa e pjesëmarrjes) mbulohen nga Fondi Hartefakt. Pjesëmarrja është sipas parimit kush vjen i pari – shërbehet i pari”.
Për t’u regjistruar, plotësoni formularin e aplikimit deri më 11 dhjetor 2025: Link

