Çka: Master klasë pesë ditore për Dizajn Toni për Teatër
Ku: Heartefact House, Beograd, Serbi
Kur: 15 deri 19 Mars 2024
Mundësi pas master klasës: Punë në përcjellje të një punëtori/je të njërit nga teatrot
Aplikoni tani: Forma e Aplikimit
Afati për aplikim: 13 Mars 2024
Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.
Qëllimi i këtij trajnimi është të transferohen dije të kualitetit të lartë, relevante, bashkëkohore e profesionale, si dhe të ndahen përvoja e të këshillohen teknikët/et e teatrit e profesionistët/et e rinj/rja të kësaj fushe nga Serbia, Kosova dhe SHqipëria. Tema kryesore e kësaj masterklase është Dizajni i Tonit për Teatër dhe qëllimi është që teknikë/e të teatrit të pajisen me aftësi dhe dije të nevojshme për të punuar në teatro dhe produksione teatrore.
Masterklasa pesë ditore do të mbahet në Beograd nga 15 deri më 19 mars. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga Heartefact Fund.
Elementët kyçë që do të mbulohen përgjatë masterklasës janë:
Kuptueshmëria e tonit (Kuptueshmëria e dijeve bazike mbi valët, frekuencat dhe si ato përkthehen në tinguj; Mësimi i ndikimit të ambientit fizik në kualitetin e tonit dhe tingullit);
Pajisjet dhe teknologjia (Kuptueshmëria për tipe të ndryshme të mikrofoëve dhe aplikimi i tyre; Mësimi për mikseta dhe platforma digjitale të menaxhimit të audios (DAWs); Familjarizimi me lloje të ndryshme të zmadhuesve të zërit dhe sistemeve të ndryshme të zërimit);
Parimet e dizajnit të tonit (Kuptueshmëria e asaj se si krijohet një përvojë hapësinore përmes tingullit; Mësimi i balancimit të elementeve të ndryshme dhe përdorimi efektiv i barazuesve; Eksplorimi i përdorimit të efekteve të ndryshme zanore me qëllim të përmirësimit të përvojës së përgjithshme);
Toni live (Mësimi i detajeve të menaxhimit të zërit/tonit në ngjarje live; Kuptueshmëria e asaj se si dizajni i zërit bashkëpunon me elemente të tjera në produksione live);
Inçizimi dhe montazha (Praktika e kapjes së tonit të kualitetit të lartë në ambiente të ndryshme; Mësimi i softuerëve të ndryshëm për montazhë zëri si Pro Tools, Audacity apo Adobe Audition)
Kush do të ligjërojë?
Masterklasa do të udhëhiqet nga Alessandro Olla.
Alessandro Olla është profesor i elektroakustikës dhe kompozimit muzikor në Konzervatorin e Muzikës në Kagliari dhe po ndjek studimet e doktoratës nën temën “Arti i tingullit në performancën bashkëkohore” në Universidad Politecnico në Valencia.
Pas përfundimit të masterklasës, një pjesëmarrës do të përzgjidhet për një mundësi për të kaluar një muaj në programin e përcjelljes së punës, përmes të cilit ai/ajo do të ketë mundësinë të testojë dijet dhe aftësitë e fituara përgjatë masterklasës përmes punës praktike me profesionistë teatri në teatro në Serbi, Shqipëri e Kosovë. Këtu do të përzgjihet një person që shfaq interes për të vazhduar karrierën e vet si teknik/e teatri, të cilët/at besojmë se do të përfitojnë më së shumti nga ky program i përcjelljes së punës dhe të cilët/at mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për avancim në karrierën e vet.
Kush mund të aplikojë: Teknikë/e teatri, profesionistë/e të rinj/reja dhe studentë/e të interesuar/a në dizajn toni nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria.
Procedura e aplikimit: Kandidatët/et për masterklasë ftohen të dërgojnë aplikacionet e tyre (preferueshëm, por jo patjetër, në gjuhën angleze) përmes kësaj forme të aplikimit.
Afati për aplikim është 13 mars 2024.
Vetëm kandidatët/et e zgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Për më shumë informata në lidhje me thirrjen, kontaktoni në: [email protected]
Për Heartefact: Heartefact është organizatë e dedikuar drejt rimendimit kreativ, kritik e të përgjegjshëm të çështjeve artistike, sociale e politike dhe fenomeneve të ndryshme në nivel nacional, rajonal e evropian. Heartefact avokon për modele të reja të produksionit, bashkëpunimit rajonal dhe forma alternative të edukimit.
Për Qendrën Multimedia: Qendra Multimedia është organizatë kulturore nga Prishtina. Fokusi i saj është në teatër dhe letërsi bashkëkohore. Qendra është themeluar në vitin 2002 nga një grup artistësh/esh të rinj/reja me qëllim për të krijuar një formë alternative të prodhimit artistik që adreson çështje politike e sociale me qartësi e imagjinatë. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon shfaqje teatrore inovative si dhe ngjarje të tjera letrare e kulturore për audienca lokale e ndërkombëtare. Shkëmbimet artistike me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllë e rëndësishme e punës së Qendrës.