Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.
Projekti Kultura për Zhvillim
Projekti Kultura për Zhvillim është ndërhyrje gjithëpërfshirëse, afatgjatë në fushën e kulturës dhe arteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai iniciohet dhe mbështetet nga Qeverisë së Zvicrës dhe do të zbatohet nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e artit dhe në formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë:
- Organizatat kulturore dhe artistike;
- Kolektive dhe iniciativa artistike;
- Organizatat e shoqërisë civile që kryejnë aktivitete kulturore dhe artistike, edhe nëse kjo nuk është fusha e tyre kryesore e veprimtarisë;
- Persona të tjerë juridikë aktivë në art dhe kulturë (fondacione të pavarura, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe/ose sipërmarrës).
Aplikuesi duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Prioritetet tematike
Nuk ka prioritete tematike të paracaktuara për këtë thirrje. Qasja është e orientuar nga kërkesa dhe është krijuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe interesave specifike të profesionistëve dhe organizatave kulturore. Aplikantët inkurajohen të përcaktojnë fushat e tyre të fokusit bazuar në qëllimet, sfidat dhe prioritetet e tyre për zhvillim.
Aktivitetet e pranueshme për financim mund të përfshijnë:
- Eksplorimi i përbashkët i praktikave inovative artistike dhe/ose kulturore përmes bashkë-krijimit të një vepre/prodhimi kulturor ose artistik (ose të shumëfishtë) me një dimension të fortë edukativ.
- Mundësi për rrjetëzim, që lidhen drejtpërdrejt me qëllimet të shkëmbimit të Job shadowing
- Rritja e kompetencave dhe zhvillimit profesional (shkëmbimi i përvojave ndërmjet kolegëve, mentorimi, trajnimi në punë, punëtori, vëzhgimi i procesit të punës, etj.)
- Hulumtim të synuar dhe punë përgatitore, të lidhura drejtpërdrejt me bashkëpunime të ardhshme ose zhvillimin organizativ.
Shuma e grantit
Financimi maksimal i disponueshëm për zbatimin e projektit është deri në 178,500 MKD. Kohëzgjatja maksimale e shkëmbimit për vëzhgim në punë është 4 javë.
Si të aplikoni?
Më shumë informacione rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të aplikimit mund të gjenden në faqen tonë të internetit:
MK – Програма за размена на знаење преку работа – Heartefact
AL – Skema e job shadowing – Heartefact
EN – Job Shadowing Scheme – Heartefact
Afati i aplikimit
Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dorëzohen në [email protected]
Kjo është një thirrje e hapur; aplikimet pranohen në mënyrë të vazhdueshme dhe vlerësohen çdo tre muaj, deri në mbylljen e thirrjes.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në:[email protected]
PARA SE TË APLIKONI – PIKAT KYÇE (JU LUTEM TË LEXONI)
Kjo skeme e granteve (Job Shadowing) mbështet zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe organizatiev përmes mësimit të strukturuar në vendin e punës dhe transferimit të njohurive.
Ju lutemi aplikoni vetëm nëse propozimi juaj përfshin:
- Një objektiv të qartë të të mësuarit (cilat aftësi ose kapacitete do të zhvillohe).
- Një proces të strukturuar job shadowing (mentoring, vëzhgim, detyra të udhëzuara).
- Një plan të qartë të të mësuarit me rezultate të pritshme për zhvillimin profesional.
Kjo thirrje Nuk mbështet:
- Praktika të zakonshme, punë rutinore pune ose mbështetje administrative.
- Aplikime që synojnë kryesisht mbulimin e kostove të zyrës ose operacionale.
- Produksione ose aktivitete artistike pa një komponent të fortë të të mësuarit dhe ndërtimit të kapaciteteve.
Kostot e lidhura me zyrën mund të mbulohen vetëm në raste të jashtëzakonshme; ato duhet të lidhen drejtpërdrejt me procesin e të mësuarit dhe të jenë qartësisht të justifikuara.
Kjo është një thirrje e hapur, aplikimet pranohen në mënyrë të vazhdueshme. Propozimet vlerësohen çdo tremujor, dhe aplikantët informohen për rezultatet brenda një muaji pas përfundimit të secilës rundë vlerësimi.