Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin e kapaciteteve dhe transferimin e strukturuar të njohurive. Qëllimi i thirrjes është të ndërtojë kapacitetet e profesionistëve dhe organizatave kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke u ofruar mundësi praktike të trajnimit në punë përmes mësimit nga praktika.
Projekti Kultura për Zhvillim
Projekti Kultura për Zhvillim është ndërhyrje gjithëpërfshirëse, afatgjatë në fushën e kulturës dhe arteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai iniciohet dhe mbështetet nga Qeverisë së Zvicrës dhe do të zbatohet nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e artit dhe në formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë:
• Organizatat kulturore dhe artistike;
• Kolektive dhe iniciativa artistike;
• Organizatat e shoqërisë civile që kryejnë aktivitete kulturore dhe artistike, edhe nëse kjo nuk është fusha e tyre kryesore e veprimtarisë;
• Persona të tjerë juridikë aktivë në art dhe kulturë (fondacione të pavarura, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe/ose sipërmarrës).
Aplikuesi duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Prioritetet tematike
Nuk ka prioritete tematike të paracaktuara për këtë thirrje. Qasja është e orientuar nga kërkesa dhe është krijuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe interesave specifike të profesionistëve dhe organizatave kulturore. Aplikantët inkurajohen të përcaktojnë fushat e tyre të fokusit bazuar në qëllimet, sfidat dhe prioritetet e tyre për zhvillim.
Aktivitetet e pranueshme për financim mund të përfshijnë:
• Eksplorimi i përbashkët i praktikave inovative artistike dhe/ose kulturore përmes bashkë-krijimit të një vepre/prodhimi kulturor ose artistik (ose të shumëfishtë) me një dimension të fortë edukativ;
• Mundësi për rrjetëzim;
• Rritja e kompetencave dhe zhvillimit profesional (shkëmbimi i përvojave ndërmjet kolegëve, mentorimi, trajnimi në punë, punëtori, vëzhgimi i procesit të punës, etj.);
• Kryerja e hulumtimeve dhe bashkëpunimi i ardhshëm bazuar në nevoja dhe interesa të përbashkëta.
Shuma e grantit
Financimi maksimal i disponueshëm për zbatimin e projektit është deri në 178,500 MKD. Kohëzgjatja maksimale e shkëmbimit për vëzhgim në punë është 4 javë.
Si të aplikoni?
Më shumë informacione rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të aplikimit mund të gjenden në faqen tonë të internetit:
MK – Програма за размена на знаење преку работа – Heartefact
AL – Skema e job shadowing – Heartefact
EN – Job Shadowing Scheme – Heartefact
Afati i aplikimit
Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dorëzohen në [email protected] jo më vonë se 28 gusht 2025 në orën 17:00.
Доколку имате прашања, можете да не контактирате на: [email protected].