Më 20 tetor 2025, në Teatrin e Dramës në Shkup u zhvillua diskutimi publik “Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur: Financimi, Hapsirat dhe Avokimi”. Përfaqësues të ndryshëm të skenës kulturore të pavarur, punonjës rinorë dhe artistë theksuan nevojën urgjente për ndryshime në politikën kulturore të Maqedonisë së Veriut.
Diskutimin e hapi Shkëlqesia e Tij, Z. Christoph Sommer, Ambasador i Zvicrës, i cili theksoi mbështetjen e Zvicrës për sektorin kulturor përmes iniciativave avokuese për financim të drejtë dhe transparent, si dhe krijimin e hapësirave të reja për veprimtari artistike. Pjesëmarrësit diskutuan modele të reja të financimit, sfidat në sigurimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave kreative, si dhe rëndësinë e solidaritetit, rrjetëzimit dhe partneriteteve publike–qytetare për një të ardhme kulturore të qëndrueshme.
Ky aktivitet u organizua gjithashtu për të prezantuar thirrjen e re për grante avokuese, duke ofruar organizatave kulturore të pavarura mundësinë për të fuqizuar përpjekjet e tyre avokuese dhe për të kontribuar në formësimin e politikave kulturore afatgjata dhe të qëndrueshme.


