"Hartefakti e përforcon vetëdijen kritike dhe krijon shoqëri të lirë demokratike"
Me shkëmbimin krijues, profesional dhe artistik në rajonin e Balkanit Perëndimor Hartefakti e mbështet dhe e nxit krijimtarinë bashkëkohore dhe të angazhuar artistike kulturore, në atë mënyrë që duke i krijuar kushtet për krijimin e gjeneratës së re të individëve profesionistë. Nga vetë themelimi në vitin 2009 Hartefakti është përcaktuar për krijimin e ambientit kulturor i cili është përgjegjës ndaj së kaluarës (Memory program) dhe që të ndërtojë një të ardhme të sigurt (Future program).
Misioni
Misioni i Hartefakt është të mundësojë dhe mbrojë hapësirat kritike të kujtesës, reflektimit, angazhimit dhe krijimit artistik brenda të cilave mësohen dhe ndiqen njohuritë në mënyrë që të trajtohen sfidat e përbashkëta, ndërkaq individët dhe grupet janë të autorizuar të kontribuojnë në ndryshimet shoqërore përmes shprehjes artistike, krijimit dhe punës me përmbajtje kritike.
Vizioni
Paramendojmë një shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit gëzojnë liritë dhe të drejtat për dinjitet dhe autonomi. Në të cilin identiteti i askujt nuk perceptohet si provokim, në të cilin të drejtat dhe liritë e askujt nuk relativizohen për shkak të asaj se kush janë. Në të cilën të gjithë kanë lirinë të dallohen, të jetojnë jetën e tyre si të duan, të duan si të duan, të shprehen lirisht dhe të vetë-realizohen, të zgjedhin dhe të punojnë të bëhen personi që duan të jenë, e gjithë kjo për sa kohë që lejojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë përmes parimeve të tolerancës dhe përgjegjësisë individuale.
Hartefakt bazohet në besimin se diversiteti dhe dinamizmi i sektorit kulturor, si dhe shprehja artistike e papenguar e individëve dhe grupeve, janë në të njëjtën kohë tregues dhe parakushte për lirinë e përgjithshme të shoqërisë, dhe se ato japin një kontribut kyç në inkurajimin e diversitetit, potencialit demokratik dhe kohezionit. Besojmë në rëndësinë e fakteve dhe debateve kritike të bazuara në parime për të ndërtuar korpusin shoqëror të njohurive të nevojshme për të trajtuar çështjet dhe sfidat kryesore shoqërore. Besojmë se qytetarët e pavarur, tolerantë, të përgjegjshëm dhe të angazhuar janë në thelbin e çdo shoqërie demokratike dhe të hapur, se arti dhe format kulturore mund të kapërcejnë boshllëqet midis njerëzve dhe t’i lidhin ata përmes ndërtimit të marrëdhënieve të vërteta emocionale dhe empatisë; se brenda kornizës së diskutimit të hapur dhe artit të angazhuar lindin ide të reja, rishqyrtohen konventat e vjetra dhe mundësohet përparimi shoqëror.
Andrej Nosov
DREJTOR
Rreth nesh
Hartefakt është një organizatë multidisiplinare që ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në formësimin e skenës së pavarur kulturore në Serbi dhe rajon për 15 vjet. Me seli në Beograd, Shkup dhe Prishtinë, puna jonë është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor, me programe në të gjithë Evropën dhe në nivel global. Përmes artit të angazhuar, aktivizmit, shkëmbimit të njohurive dhe mekanizmave të ndryshme donatore, Hartefakt mbështet artistët, aktivistët dhe organizatat që merren me çështje të rëndësishme sociale. Puna jonë mbështetet në tre shtylla programore:
Fondi– mbështesim nismat dhe organizatat që kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, mendimit kritik dhe përgjegjësisë sociale përmes artit dhe kulturës. Deri më tani, kemi mbështetur rreth njëqind projekte në të gjithë Serbinë me mbi një milion euro, ndërsa që nga viti 2025, kemi zgjeruar programin e mbështetjes për ata që i qasen ndërhyrjeve sociale në mënyrë krijuese në Maqedoninë e Veriut.
Shtëpia– jemi të fokusuar në artin bashkëkohor dhe të angazhuar përmes prodhimit të shfaqjeve teatrore, ekspozitave dhe ngjarjeve të tjera kulturore. Që nga viti 2022, Hartefakt shtëpia gjithashtu ka skenën teatrore performuese në qendër të Beogradit, me një repertor të rregullt dhe programe që vënë në pikëpyetje tema të rëndësishme sociale. Gjithashtu, për më shumë se një dekadë, kemi organizuar konkursin kryesor rajonal për tekstin më të mirë të dramës së angazhuar dhe programe të tjera që mbështesin zhvillimin e dramës bashkëkohore.
Instituti– pjesa më e re e Hartefakt, kushtuar kërkimit, arsimit dhe shkëmbimit të njohurive mbi të drejtat e njeriut dhe ballafaqimit me të kaluarën. Përmes programeve të kërkimit, edukimit dhe bursave, ofrojmë mbështetje për ata që duan të merren me tema të rëndësishme shoqërore, por nuk kanë burime ose njohuri. Një fokus i veçantë i Institutit tonë janë edhe narrativat dhe praktikat e reja artistike për pajtimin, barazinë, bashkëpunimin dhe dialogun në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në 15 vitet e fundit, kemi realizuar mbi 50 prodhime artistike, kemi botuar tekste të shumta dramatike bashkëkohore dhe kemi dhënë më shumë se 100 grante, duke ndërtuar një shoqëri më të hapur, të drejtë dhe tolerante përmes artit, dialogut dhe reflektimit kritik. Në periudhën nga viti 2025-2030, mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së edukimit dhe krijimit të hapësirave për angazhim kulturor dhe social, duke vënë në pikëpyetje modelet e përjashtimit, të kaluarën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, duke besuar se shoqëria mund të zhvillohet në këtë mënyrë në një mjedis më të hapur, tolerant dhe demokratik për të gjithë.
Në nëntor të vitit 2024, OJQ Heartefact në Kosovë u themelua si organizatë e pavarur me misionin për të mbështetur Rrjetin Rajonal Heartefact, duke forcuar më tej angazhimin afatgjatë në rajon dhe përkushtimin për zhvillimin e programeve në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Heartefact ka selinë në Prishtinë dhe do të jetë përgjegjëse për programet artistike, hulumtuese dhe mbështetëse.