Nga 3 deri më 6 dhjetor 2025, Heartefact organizoi Programin Vizitues Kosovë-Serbi, i cili u mbajt në Prishtinë, Kosovë. Programi bashkoi pjesëmarrës nga Serbia-psikologë, psikoterapistë, artistë, studentë të shkencave politike dhe aktivistë në një vizitë katër ditore me fokus në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e të drejtave të grave, të drejtave të minoriteteve dhe drejtësisë tranzicionale
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u takuan me organizata kyqe feministe, të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile nga Kosova. Programi u hap me një drekë pune me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, duke ofruar një mundësi për shkëmbimin e perspektivave mbi barazinë gjinore, hulumtimin dhe avokimin. Ditën e nesërme, pjesëmarrësit morën pjesë në një konferencë mbi krimet nga urrejtja në Hotel Prishtina, duke u angazhuar në diskutime mbi përgjigjet institucionale, kuadrin ligjor dhe mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme. Pas konferencës grupi vizitoi Qendrën Feministe Kometë, ku Anita Vllahiu dhe Medinë Dauti prezantuan punën e tyre mbi organizimin feminist, mbështetjen e komuniteteteve dhe programet edukative. Dita përfundoi me një takim me alumnët e Programit Vizitues Kosovë–Serbi, me qëllim të ruajtës së rrjetit dhe bashkëpunimit afatgjatë ndër-kufitarë.
Dita e tretë theksoi çështjet e drejtësisë sociale dhe drejtesise tranzicionale dhe punën e organizatave lokale të të drejtave të njeriut. Pjesëmarrësit vizituan Muzeun e Fëmijëve të Luftës dhe Iniciativën e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut Kosovë, duke eksploruar tregime mbi rikuperimin pasluftës dhe përpjekjet e paqes të udhëhequra nga të rinjtë. Pas kësaj, u mbajt një takim me CEL Kosova, duke u fokusuar në avokim të të drejtave të njeriut, shërbimet komunitare, të bazuar në të drejta dhe strategji për siguri, dinjitet dhe përfshirjen e grupeve te margjinalizuara. Grupi gjithashtu vizitoi organizatën QIPS, ku u informuan më afër mbi shërbimet e tyre të fokusuar në komunitet dhe qasjet për fuqizimin e angazhimit qytetar. Përveç programit tematik, pjesëmarrësit morën pjesë në një shetitje dhe vizitë të organizuar kulturore dhe historike në Prishtinë dhe vizituan Graçanicën, duke iu mundësuar një kuptim më të mirë të kontekstit lokal dhe realiteteve të ndryshme kulturore që formojnë bashkëpunimin rajonal.
Gjatë shumë takimeve, diskutimet fokusoheshin jo vetëm tek sfidat ekzistuese, por edhe tek mënyrat konkrete për të thelluar dhe institucionalizuar bashkëpunimin midis Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrësit reflektuan se si shkëmbimet ekspertësh – veçanërisht midis psikologëve dhe psikoterapeutëve – mund të shërbejnë si një model efektiv për mësim reciprok, mbështetje ndërbashkëpunëtorësh dhe zhvillim të standardeve profesionale të përbashkëta. Të tilla shkëmbime u theksuan si një mënyrë e rëndësishme për të forcuar dialogun, ndërtuar besimin dhe nxitur bashkëpunimin afatgjatë midis praktikuesve nga të dy shoqëritë.
Përtej seancave formale, programi krijoi hapësirë për ndërtimin e marrëdhënieve profesionale dhe identifikimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen. Pjesëmarrësit shkëmbyen praktika në avokim, edukim dhe angazhim komunitar, duke kontribuar në një përpjekje më të gjerë rajonale për promovimin e të drejtave të njeriut dhe kohezionit social.
Programi Vizitues Kosovë–Serbi do të vazhdojë në vitin 2026, duke zgjeruar më tej mundësitë për bashkëpunim midis organizatave, aktivistëve dhe profesionistëve nga Kosova dhe Serbia.
Ky program u zhvillua në kuadër të projektit Fostering Cross-border Dialogue and Civic Engagement, që Heartefact e zbaton me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).












