Afati për aplikim: 21 nëntor 2025
Data e fillimit: Dhjetor 2025
Kohëzgjatja: 3–6 muaj (punë praktike me pagesë)
Heartefact fton të rinjtë, ambiciozë dhe kuriozë që të aplikojnë për punë praktike prej 3-6 muaj dhe ti bashkangjiten ekipit tonë ne programin e Institutit – një hapësirë ku njohuria, hulumtimi dhe bashkëpunimi rajonal bashkohen për të formësuar mënyra të reja të kuptuarit të botës së sotme.
Rreth Heartefact
Heartefact është një organizatë ndërdisiplinore rajonale me zyret në Beograd, Prishtinë dhe Shkup. Ne së bashku artin, kulturën, të drejtat e njeriut sjellim bashkëpunimin rajonal përmes qasjeve inovative dhe kritike, që nga teatri dhe programet hulumtuese, deri te iniciativat e shkëmbimit dhe skemat e granteve për organizata më të vogla. Puna jonë bazohet në vlerat e lirisë, barazisë, empatisë dhe imagjinatës. Ne besojmë në dialog, guxim dhe kreativitet si mjete për të ndërtuar një shoqëri më të hapur dhe gjithëpërfshirëse.
Rreth Institutit
Heartefact Institute është një shtyllë programore ku njohuria bashkohet, eksplorohet dhe ndahet. Ne mbështesim kërkimin dhe bashkëpunimin në të gjithë rajonin, duke u fokusuar në të drejtat e njeriut, trashëgimit historike dhe çështje bashkëkohore shoqërore.
Ne punojmë me individë dhe organizata që duan të mendojnë kritikisht, të veprojnë me përgjegjësi dhe të krijojnë zgjidhje me kuptim për sfida sociale komplekse. Në Institutin tonë, vlerësojmë vëmendjen intelektuale, kuriozitetin dhe guximin, dhe rritjen e njohurisë si një proces gjithëjetësor dhe bashkëpunues.
Kërkimet tona
Kërkojmë te reja e të rinj që janë në hapat e tyre fillestar profesionale — ambicioz, duan përvojë praktike dhe duan të japin një kontribut me kuptim në botën përreth tyre.
Mund të jeni personi i duhur nëse:
- Jeni mbi 18 vjeç;
- Jeni student/e ose keni diplomuar kohët e fundit;
- Flisni dhe shkruani anglisht në nivel profesional dhe të paktën një gjuhë lokale (serbisht, shqip ose maqedonisht);
- Jeni të interesuar në tema që lidhen me kulturën, artin, ndryshimin shoqëror, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin rajonal;
- Vlerësoni të menduarit kritik, punën në ekip dhe kreativitetin;
- Keni interes ose njohuri në platforma digjitale, media sociale dhe komunikim online.
Çfarë ofrojmë
- Praktikë e paguar brenda një organizate ndërdisiplinore dhe inspiruese rajonale;
- Mundësinë për të mësuar dhe punuar me profesionistë me përvojë;
- Njohuri dhe përfshirje në programe të ndryshme të Heartefact — nga hulumtimi te prodhimi kulturor dhe aktivizmi;
- Hapësirë për rritje personale, mësim dhe kreativitet në një ambient mbështetës dhe gjithëpërfshirës.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi (deri në një faqe) në: [email protected] me subjektin e mesazhit:
HF Internship – team Institute – [Emri Juaj] [Mbiemri Juaj].
Afati për aplikim: 21 nëntor 2025
Ne inkurajojmë aplikime nga individë të gjitha prejardhjeve, identiteteve dhe komuniteteve që ndajnë angazhimin e Heartefact për hapësirë, kuriozitet dhe përgjegjësi sociale.
Bashkohuni me ne dhe bëni hapat e parë profesionale në një hapësirë ku kreativiteti takohet me qëllimin.

