Ditën e dytë të Programit të Teatrit të Hartefakt-it gjatë Javës së Krenarisë u ekzekutua shfaqja “Burrnesha” në prodhim të Qendrës Multimedia nga Prishtina. Publiku në sheshin në Dorqol e pati mundësinë të kënaqet në ekzekutimin e tre aktorëve të shkëlqyer të cilët vizualisht dhe në mënyrë të shkëlqyer i rikrijuan të gjitha aspektet e fenomenit shoqëror për gra, të cilët për shkak të domosdoshmërisë për emancipim e zgjedhin ta marrin identitetin mashkullor. Shkrimtari i këtij teksti, Jeton Neziraj, i cili është i njohur për publikun e Beogradit edhe për shkak të shfaqjeve “Projekti Handke” dhe “Bordel Ballkani”, e tregoi historinë për jetën e burrneshave, dhe për të gjitha sprovat të cilat i përmban ajo, nga perspektiva e njërës prej tyre, Sosa (Stanka). Sosa merr vendim të bëhet burrneshë me çfarë përgjithmonë e refuzon anën e vetë femërore dhe të drejtën për seksualitet.
Pas premierës, regjisori Erson Zymberi theksoi: “Kemi kaluar një kohë të mrekullueshme në Beograd dhe i gjithë ekipi i Hartefakt ishte i mrekullueshëm. Publikut i pëlqeu shumë shfaqja dhe duartrokitjet që zgjatën aq gjatë dhe na i ngrohën zemrat. “Për mua si regjisor ishte me rëndësi që për herë të parë të ekzekutoj shfaqjen time në skenën serbe, veçanërisht në Beograd”.
Ekzekutimin e shfaqjes “Burrnesha”e mbështeti Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Reconnection 2.0 të cilin e realizojnë Qendra Multimedia dhe Hartefakti.