Hartefakti e ka kënaqësinë që të shpallë ftesën për Kosovë-Serbi për (fellowship) kërkimor në vitin 2023. Programi fellowship është i hapur për gjashtë, në radhë të parë, të rinj/të reja ose profesionist_e që janë në fillim të karrierës (tre nga Kosova dhe tre nga Serbia) të cilët punojnë në institucionet lokale dhe kombëtare, akademi, krijuesit/et e opinionit publik, analistë_e, hulumtues/e dhe individë të shquar të angazhuar në media, sektorin e IT-së dhe industritë krijuese. Nga pjesëmarrësit_et e fellowship-it pritet të kryejnë hulumtime me fokus për narrativat e reja dhe konstruktive për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga temat politike deri te temat në fushën e ekonomisë dhe biznesit, kulturës, sportit, trashëgimisë së të kaluarës së luftës apo fushat e tjera politike dhe shoqërore përkatëse. Gjatë qëndrimit në Beograd dhe Prishtinë, pjesëmarrësit_et e e-fellowship-it do të kenë rast të ndikojnë në narrativat publikë përmes veprimeve mbështetëse/propaguese që lidhen me kërkimin e tyre dhe duke i ofruar publikut një perspektivë të re.
Detajet teknike: Programi i fellowship-it zgjat tre muaj (çdo tre muaj rresht nga maji deri në dhjetor 2023, me mundësi të kalimit në vitin 2024). Programi përbëhet nga dy muaj për kërkime në vendbanim dhe një qëndrim njëmujor në Beograd ose Prishtinë (nëse vijnë nga Beogradi, dhe në Beograd nëse vijnë nga Prishtina). Pjesëmarrësve_eve të fellowship-it u është siguruar bursa në shumën bruto prej 2880 dollarësh gjatë kohëzgjatjes së programit. Përveç kësaj, Hartefakti do t’i mbulojë shpenzimet e akomodimit gjatë qëndrimit tuaj në Beograd dhe Prishtinë. Gjatë kohëzgjatjes së programit, Hartefakti do të jetë në dispozicion për mbështetje logjistike dhe programore për pjesëmarrësit _et në fellowship.
Procedura e aplikimit: Kandidatët_et për fellowship ftohen t’i dorëzojnë aplikimet (mundësisht, por jo domosdoshmërisht, në anglisht), të cilat duhet të përmbajnë:
- biografinë e kandidatit
- Propozimin kërkimor me jo më shumë se tri faqe tekst, duke përfshirë detajet e mëposhtme:
- abstraktin për idenë kërkimore,
- rëndësinë e temës dhe/ose motivimin për punë lidhur me temën e propozuar,
- metodologjinë kërkimore,
- planin e kërkimit muaj pas muaji,
- burimet e nevojshme, duke përfshirë qasjen në arkiva dhe në pres kliping,
- grupet e referimit për intervista të mundshme (nëse është e rëndësishme për kërkim).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve me email në [email protected] është 14 prilli i vitit 2023.
Ju lutemi kini parasysh se aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm kandidatët_et e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Procesi i përzgjedhjes: Pjesëmarrësit e fellowshipit do të përzgjidhen në konkurs dhe me ndihmën e komisionit i cilo do të përbëhet nga personalitetet e shquara në fushën e përparimit të marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë kosovare dhe shoqërisë serbe. Duke qenë se Hartefakti është në kërkim të historive që sfidojnë narrativën dominuese të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis shqiptarëve dhe serbëve, me këtë konkurs do të mbështeten idetë kërkimore që ofrojnë perspektiva të reja si për shkaqet e situatës aktuale politike ashtu edhe për ato që hapin hapësirë për bashkëpunim dhe krijimin e besimit mes dy shoqërive.
Rreth Hartefaktit: Hartefakti është organizatë multidisiplinare që fton dhe mban forume ku realiteti kulturor dhe social rishqyrtohet në mënyrë kritike, e kaluara mbahet mend dhe nga ajo mësohet, individualiteti inkurajohet kurse talenti festohet, individët krijues dhe atyre progresivë inkurajohen që të përpiqen dhe u lejohet të mos kenë sukses – kështu që hapësira kulturore dhe publike për të gjithë të jetë e larmishme, e pasuruar, më dinamike dhe më e hapur ndaj diversitetit. Hartefakti i përkushtohet përparimit të të menduarit krijues, kritik dhe të përgjegjshëm për çështjet dhe fenomenet në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian. Hartefakti propagon modele të reja të krijimtarisë, bashkëpunimit rajonal dhe formave alternative të arsimit.
Për informacione shtesë në lidhje me fellowshipin dhe procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Jasmina Lazoviqin në emailin në [email protected]
Ky program i fellowshipit zbatohet në kuadër të projektit Përparimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe angazhimit social në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.
Ftesën mund ta shkarkoni KËTU.