Këtë pranverë, Shkupi do të jetë nikoqir i një takimi të rëndësishëm në kuadër të Forumi Kultura për Zhvillim dhe BEYOND: Sateliti për Evropën Juglindore, organizuar nga Härtefakt dhe rrjeti kryesor evropian i kulturës, Culture Action Europe (CAE). Përmes kësaj nisme po krijojmë një hapësirë për diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi mënyrën se si idetë evropiane lidhen me sfidat tonareale nga përpjekjet për të përmisuar kushtet e punës për artistët, deri te fuqizimi i skenës të pavarur kulturore. Për Hartefakt, kjo është një mundësi për të siguruar që zëri i skenës dhe përvojat e drejtëpërdrejta të bëhen pjesë e barabartë e dialogut evropian.
Shkëmbimi i përvojave si bazë për një zë të përbashkët
Ky takim nuk ka të bëjë vetëm me diskutime teorike; ai synohet si një hapësirë për të lidhur njerëzit që krijojnë kulturë çdo ditë. Në vend që të flasim për “politikat” si koncepte abstrakte, duam të diskutojmë se si praktikat tona të përditshme mund të bëhen pjesë e kontekstit më të gjerë evropian.
Shkupi është vendi i duhur për këtë bisedë, falë skenës së tij të gjallë të pavarur kulturore. Për Hartefakt ky Forum është një mundësi për të treguar se kultura nuk është vetëm një grumbull projektesh afatshkurtra, por një sistem jetikqë kërkon kujdes afatgjatë dhe një zë që dëgjohet larg përtej kufijve tanë.
Fuqizimi i skenës së pavarur në Ballkanin Perëndimor
Në vend që thjesht të renditim pengesat, në Shkup po hapim një hapësirë për të diskutuar sfidat me të cilat përballet skena e pavarur në Ballkanin Perëndimor,nga qasja në financim të qëndrueshëmedhe infrastrukturë të përshtatshme, deri te dukshmëria e artistëve dhe kornizat e qeverisjes. Përmes këtij dialogu ndërmjet organizatave të pavarura, partnerëve rajonalë dhe rrjeteve evropiane , do të kërkojmë së bashku modele për mbështetje afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Këto diskutime janë pjesë e një qëllimi më të gjerë: forcimi i zërit të aktorëve kulturorë për të ndërtuar së bashku të ardhmen e sektorit. Si pjesë e programit, Shkupi do të mirëpresë përfaqësues prej rrjeteve më me ndikim në fushën e kulturës dhe artit në Evropë: Culture Action Europe (CAE), Rrjeti Ndërkombëtar për Artet Bashkëkohore Performuese (IETM), Rrjeti Evropian i Hub-eve Kreative (ECHN) dhe Rrjeti Evropian i Qendrave Kulturore (ENCC).
Lidhja rajonale si bazë për ndryshim
Bashkëpunimi me partnerët nga rajoni dhe më gjerë, si Clubture (Kroaci), Kooperativa (Platformë Rajonale), A25 (Bullgari) dhe Euradia (Itali), na mundëson që të hartëzojmë së bashku pikat strategjike dhe t’i njohim sfidat me të cilat përballemi të gjithë. Përmes këtij dialogu dhe kuptimi të thellë të konteksteve lokale, historitë tona autentike bëhen pjesë e narrativës më të gjerë evropiane. Këto aleanca janë thelbësore për të punuar së bashku drejt kushteve më të mira, stabilitet më të madh dhe një vend dinjitoz për kulturën e pavarur në shoqëri.
Gjatë këtyre tre ditëve, Shkupi do të jetë vendi ku bashkëpunimi tejkalon kufijtë, duke riafirmuar kulturën e pavarur si një të mirë publike të domosdoshme për çdo shoqëri demokratike.
Ju presim në Shkup, nga 13 deri më 16 maj.
Projekti Kultura për Zhvillim është projekt i Qeverisë së Zvicrës, i cili zbatohetnga Fondi Hartefakt.