Gjatë fundjavës së kaluar ekipi i shfaqjes “Djali ynë” i autorit dhe regjisorit Patrik Laziq, mori pjesë në edicionin e 5-të të ekspozitës teatrore “Vitrina e Teatrit të Kosovës”. Kjo është një ngjarje e përvitshme që mbledh së bashku redaktorët dhe përzgjedhësit e festivaleve, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga e gjithë Evropa, nga të cilët ishin mbi gjashtëdhjetë në Prishtinë këtë vit. Nga data 25 deri më 29 tetor, dhjetëra emisione, shfaqje, panele dhe lexime publike u mbajtën në vendndodhje të shumta në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj me qëllim të prezantimit dhe njohjes së krijimtarisë së artistëve, institucioneve dhe organizatave kulturore në Kosovë.
Si pjesë e projektit Reconnection 2.0 i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia [Prishtinë] dhe Fondi Hartefakt [Beograd], shfaqja “Djali ynë” u dha në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në Prishtinë si dhe në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Është interesante të theksohet se kjo është paraqitja e parë mysafire e një shfaqjeje serbe në Gjilan pas 23 vjetësh, e cila e krijoi edhe një lidhje tjetër në procesin e vendosjes së marrëdhënieve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Me ekzekutimin e shfaqjes në Prishtinë, të cilën publiku e mbushi deri në ulësen e fundit, festuam edhe lajmin e mirë – çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Aktorëve Thurja e cila u mbajt më datën 14 në Banjallukë, i cili atë ditë me vendimin e jursë iu nda Dragana Varagiqit për rolin e Nënës në shfaqjen “Djali ynë”. Boshti tematik i shfaqjes, për nevojën e krijimit të komunikimit dhe mirëkuptimit të vërtetë, shkoi përtej kornizës teatrore atë mbrëmje. “Djali ynë” është në repertorin e rregullt të nëntorit të Shtëpisë Hartefakt më 10 dhe 23 nëntor në orën 20.00.