Çka: Masterklasë pesë ditore për video-operim në teatër
Ku: Teatri Oda, Prishtinë, Kosovë
Kur: 15 deri 19 prill, 2024
Mundësi pas master klasës: Punë në përcjellje të një punëtori/je të njërit nga teatrot
Aplikoni tani: Forma e aplikimit
Afati për aplikim: 7 prill 2024
Heartefact Fund në bashkëpunim me Qendrën Multimedia, janë të lumtur të shpallin këtë thirrje në kuadër të projektit Mjeshtria Përtej Skenës, të mbështetur nga British Council nëpërmjet skemës së granteve Culture and Creativity Learning Lab si pjesë e projektit Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs). CC4WBs është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim të mbështesë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke theksuar sektorët kulturorë e kreativë për ndikim të shtuar socio-ekonomik.
Qëllimi i këtij trajnimi është të transferohen dije të kualitetit të lartë, relevante, bashkëkohore e profesionale, si dhe të ndahen përvoja e të këshillohen teknikët/et e teatrit e profesionistët/et e rinj/reja të kësaj fushe nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Tema kryesore e kësaj masterklase është Video operimi në Teatër dhe qëllimi është që teknikë/e të teatrit të pajisen me aftësi dhe dije të nevojshme për të punuar në teatro dhe produksione teatrore.
Masterklasa pesë ditore do të mbahet në Prishtinë, Kosovë nga 15 deri më 19 prill. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga Qendra Multimedia.
Elementët kyçë që do të mbulohen përgjatë masterklasës janë:
Operimi i kamerës (Kuptoni tipet e ndryshme të kamerave dhe funksionet e tyre; Mësoni parimet e këndeve dhe kompozicionit në video);
Montazha (Mësoni softuerët e montazhës si Adobe Premiere, Final Cut Pro, ose DaVinci Resolve; Mësoni artin e montazhës dhe përdorimit efektiv të tranzicioneve);
Ngjyrat (Mësoni ndikimin psikologjik të ngjyrave dhe si të përdoren ato në video; mësoni teknika të përshtatjes dhe theksimit të ngjyrave në post-produksion);
Efektet vizuele (VFX) (Mësoni parimet bazë të efekteve vizuele; mësoni si të integroni materialin live me efekte vizuele);
Motion Graphics (Eksploroni softuerë si After Effects për krijimin e grafikave lëvizëse (motion graphics); Mësoni bazat e integrimit të tekstit dhe animacionit);
Storyboarding dhe planifikim (Mësoni rëndësinë e planifikimit dhe ndërtimit të tabelave të rrëfimit (storyboarding) në video produksion; mësoni të analizoni skriptat nga një perspektivë vizuele).
Kush do të ligjërojë?
Masterklasa do të udhëhiqet nga Lazar Nikolic and Ivan Djurovic.
Lazar Nikolic është video producent, regjisor dhe themelues i Warp Studio, një kompani e njohur për video e specializuar në ndërtimin e narrativave vizuele. Portfolio e kësaj kompanie përfshin përmbajtje e reklama për brende si Coca Cola, Philip Morris, Heineken, OTP Bank, Nivea, Wolt, Diesel. Nikolic ishte në krye të produksionit masiv të festivalit Exit që ka përfshirë live-streaming, reklama televizive, video pas festivalit e fotografi.
Ivan Djurovic është filmbërës i shpërblyer që ka diplomuar në Columbia University School of the Arts në vitin 2022. Ka bërë regjinë e tre filmave të shkurtër që janë dhënë premiera e kanë udhëtuar nëpër festivale të mëdha të filmit në Evropë e SHBA. Momentalisht, ai është në fazën e fundit të post-produksionit të një dokumentari të gjatë rreth festivalit EXIT, që përmban tregime të artistëve të njohur si David Guetta, Paul Kalkbrenner e Solomun.
Pas përfundimit të masterklasës, një pjesëmarrës do të përzgjidhet për një mundësi për të kaluar një muaj në programin e përcjelljes së punës, përmes të cilit ai/ajo do të ketë mundësinë të testojë dijet dhe aftësitë e fituara përgjatë masterklasës përmes punës praktike me profesionistë teatri në teatro në Serbi, Shqipëri e Kosovë. Këtu do të përzgjihet një person që shfaq interes për të vazhduar karrierën e vet si teknik/e teatri, të cilët/at besojmë se do të përfitojnë më së shumti nga ky program i përcjelljes së punës dhe të cilët/at mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për avancim në karrierën e vet.
Kush mund të aplikojë: Teknikë/e teatri, profesionistë/e të rinj/reja dhe studentë/e të interesuar/a në dizajn toni nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria.
Procedura e aplikimit: Kandidatët/et për masterklasë ftohen të dërgojnë aplikacionet e tyre (preferueshëm, por jo patjetër, në gjuhën angleze) përmes kësaj forme të aplikimit.
Afati për aplikim është 10 mars 7 prill 2024.
Vetëm kandidatët/et e zgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Për më shumë informata në lidhje me thirrjen, kontaktoni në: [email protected]
Për Heartefact: Heartefact është organizatë e dedikuar drejt rimendimit kreativ, kritik e të përgjegjshëm të çështjeve artistike, sociale e politike dhe fenomeneve të ndryshme në nivel nacional, rajonal e evropian. Heartefact avokon për modele të reja të produksionit, bashkëpunimit rajonal dhe forma alternative të edukimit.
Për Qendrën Multimedia: Qendra Multimedia është organizatë kulturore nga Prishtina. Fokusi i saj është në teatër dhe letërsi bashkëkohore. Qendra është themeluar në vitin 2002 nga një grup artistësh/esh të rinj/reja me qëllim për të krijuar një formë alternative të prodhimit artistik që adreson çështje politike e sociale me qartësi e imagjinatë. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon shfaqje teatrore inovative si dhe ngjarje të tjera letrare e kulturore për audienca lokale e ndërkombëtare. Shkëmbimet artistike me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllë e rëndësishme e punës së Qendrës.