Hartefakti ka kënaqësinë që të shpallë thirrjen për fellowship kërkimor për vitin 2024 në Kosovë dhe Serbi. Programi fellowship është i hapur për pesë të rinj/të reja apo profesionist/e që janë në fillim të karrierës nga Kosova dhe Serbia, të cilët punojnë në institucione lokale dhe kombëtare, akademi, opinioniste/ë, analistë/e, hulumtues/e dhe individë të angazhuar në media, sektorin e IT-së dhe industritë kreative. Përfituesit/et e fellowship pritet të kryejnë hulumtime me fokus në narrativa të reja dhe konstruktive për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të fokusuara në politikë, ekonomi, biznes, kulturë, sport, trashëgimi të luftës apo fusha të tjera politike dhe shoqërore me interes. Gjatë qëndrimit në Beograd dhe Prishtinë, përfituesit/et e fellowship do të kenë rast të ndikojnë në narrativat publike përmes veprimeve mbështetëse/propaguese që lidhen me kërkimin e tyre dhe duke i ofruar publikut një perspektivë të re.
Detajet teknike: Programi i fellowship zgjatë tre muaj, ku përfituesit/et mund të vendosin për angazhimin e tyre tremujor brenda periudhës shkurt-shtator 2024. Programi është i ndarë në dy muaj punë nga shtëpia dhe një muaj qëndrim në Beograd ose Prishtinë (nëse vijnë nga Beogradi do të qëndrojnë në Prishtinë dhe në Beograd nëse vijnë nga Prishtina). Përfituesëve/eve të fellowship u sigurohet bursa në shumën prej 2880 dollarë bruto për tre muaj. Përveç kësaj, Hartefakti do t’i mbulojë shpenzimet e akomodimit gjatë qëndrimit në Beograd dhe Prishtinë. Gjatë kohëzgjatjes së programit, Hartefakti do të jetë në dispozicion për mbështetje logjistike dhe programore për përfitueset/it e fellowship.
Procedura e aplikimit: Kandidatët/et për fellowship ftohen t’i dorëzojnë aplikimet (mundësisht, por jo domosdoshmërisht, në anglisht), të cilat duhet të përmbajnë:
- CV-në;
- Propozimin kërkimor me jo më shumë se tri faqe tekst, duke përfshirë detajet e mëposhtme:
- abstraktin për idenë kërkimore,
- rëndësinë e temës dhe/ose motivimin për punë lidhur me temën e propozuar,
- metodologjinë kërkimore,
- planin e kërkimit muaj pas muaji,
- burimet e nevojshme, duke përfshirë qasjen në arkiva dhe burime të ndryshme të shkruara,
- grupet e referimit për intervista të mundshme (nëse është e rëndësishme për kërkim).
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në emailin [email protected] deri më 18 dhjetor 2023.
Ju lutemi kini parasysh se aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Procesi i përzgjedhjes: Pjesëmarrësit/et e fellowshipit do të përzgjidhen përmes konkursit dhe me ndihmën e komisionit, i cili do të përbëhet nga personalitete të shquara që punojnë në fushën e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë kosovare dhe asaj serbe. Duke qenë se Hartefakti është në kërkim të historive që sfidojnë narrativën dominuese të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis shqiptarëve dhe serbëve, me këtë konkurs do të mbështeten idetë kërkimore që ofrojnë perspektiva të reja, si për shkaqet e situatës aktuale politike, ashtu edhe për ato që hapin hapësirë për bashkëpunim dhe krijimin e besimit mes dy shoqërive.
Rreth Hartefaktit: Hartefakti është organizatë multidisiplinare që fton dhe mban forume ku realiteti kulturor dhe social rishqyrtohet në mënyrë kritike, e kaluara mbahet mend dhe nga ajo mësohet; individualiteti inkurajohet kurse talenti festohe;, individët krijues dhe atyre progresivë inkurajohen që të përpiqen dhe u lejohet të mos kenë sukses – në mënyrë që hapësira kulturore dhe publike për të gjithë të jetë e larmishme, e pasuruar, më dinamike dhe më e hapur ndaj diversitetit. Hartefakti i përkushtohet përparimit të të menduarit krijues, kritik dhe të përgjegjshëm për çështjet dhe fenomenet në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian. Hartefakti propagon modele të reja të krijimtarisë, bashkëpunimit rajonal dhe formave alternative të arsimit.
Për informacione shtesë në lidhje me fellowshipin dhe procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Aleksa Krstić në emailin në [email protected].
Sesioni informues për ata që kanë pyetje, cështje apo dilema për të ngriut për këtë fellowship për hulumtim do të mbahet me datë 22 nëntor në ora 16:00 përmes zoom. Sesioni informues do të mbahet në gjuhën angleze dhe mund të regjistroheni KËTU.
Informata rreth fellowship të vitit të kaluar mund të gjeni në KËTË link.
Ky program i fellowshipit zbatohet në kuadër të projektit Përparimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Angazhimit Social në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.