Hartefakt ka kënaqësinë të shpallë Thirrjen për aplikime për edicionin e parë të “Playground për dramaturgë të rinj”.
“Playground për dramaturgë të rinj” është një program zhvillimor i dedikuar për të mbështetur dramaturgë të talentuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e që punojnë në gjuhën shqipe, duke ofruar mentorim, punëtori bashkëpunuese, si dhe lexim skenik publik për të marrë përshtypjet e publikut.
Programi mirëpret aplikime të mbështetura në ide për tekste origjinale dramatike, të cilat aplikanti/ja dëshiron t’i zhvillojë. Programi synon të forcojë praktikën e tyre krijuese përmes një mjedisi të strukturuar për zhvillimin e teksteve të reja dramatike, nga ideja fillestare e deri te drafti i tekstit dramatik.
Programi mbështet idetë që janë në faza të hershme, eksplorimin e ideve dramaturgjike dhe tematike, inkurajon eksperimentimin, dialogun me kolegë dhe mentorë, si dhe reflektimin mbi përshtypjet e publikut. Përveç kësaj, Playground ofron mundësi bursash rajonale për të zgjeruar rrjetin profesional si dhe të rrisë vizibilitetin e pjesëmarrësve në fushën e teatrit në Ballkanin perëndimor, gjithnjë duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e dramaturgjisë së re dhe me relevancë shoqërore.
Kushtet e aplikimit
Thirrja është e hapur për dramaturgë të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë në gjuhën shqipe. Ftohen të aplikojnë edhe autorë të cilët janë në faza të hershme ose të mesme të karrierës. Projektet me bashkautorësi janë gjithashtu të pranueshme; të gjithë autorët duhet të jenë nga një prej vendeve të lartcekura. Inkurajohen veçanërisht dramaturget gra, si dhe peresonat nga grupet e nënpërfaqësuar apo të margjinalizuar.
Si të aplikoni
Aplikimet duhet të dorëzohen si një dokument i vetëm PDF (deri në 5 faqe) dhe të përfshijnë materialet si në vijim:
- Titulli i përkohshem i dramës
- Informatat e kontaktit – përfshini emrin e plotë, shtetin, adresën e email-it dhe numrin e telefonit
- Biografi e shkurtër – deri në 150 fjalë, ku perfshihen infromata për shkollimin apo përgatitjen akademike dhe/ose përvojën artistike relevante në dramaturgji apo teatër. Theksoni çdo përvojë të mëparshme në punëtori ose programe mentorimi.
- Koncepti i dramës (1 faqe) – duke përfshirë fokusin tematik, drejtimin narrativ, personazhet dhe qasjen dramaturgjike. Aplikantët mund të përshkruajnë edhe qasjen e tyre të synuar për zhvillim, përfshirë hulumtimin ose metodologjitë artistike që dëshirojnë të eksplorojnë.
- Nëse është e disponueshme, një skenë mostër ose pjesë nga një punë e mëparshme (deri në 2 faqe)
- Një letër motivimi (1 faqe)
Afati kohor i programit
Prill – tetor 2026 (prezantimi publik i punës në zhvillim).
Pjesëmarrja në program është pa pagesë.
Përzgjedhja
Dy (2) pjesëmarrës do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e procesit të plotë të mentorimit dhe zhvillimit. Vlerësimi do të fokusohet në origjinalitetin dhe zërin artistik, potencialin teatror dhe relevancën e idesë për zhvillim të mëtejshëm dramaturgjik dhe eksplorim skenik.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund të ftohen për intervistë.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur pritet të marrin pjesë në mënyrë aktive në të gjitha punëtoritë, sesionet e mentorimit dhe aktivitetet e lidhura gjatë gjithë programit.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe dhe të dërgohen me email në [email protected] jo më vonë se 6 Prill 2026 në orën 23:59 CET.
Ju lutemi përfshini në subjektin e email-it: Playground Open Call – Emri juaj – Titulli i përkohshëm punues
Aplikantët do të marrin një email konfirmimi pasi aplikimi i tyre të jetë dorëzuar me sukses.
Të gjitha dokumentet dhe materialet përcjellëse duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe.
Për çdo pyetje ose sqarim në lidhje me procesin e aplikimit ose programin Playground, ju lutemi kontaktoni duke shkruar në: [email protected].
Vini re: Me dërgimin e aplikacionit, kandidatët pajtohen që organizatorët mund të përdorin informatat e tyre biografike dhe të projektit artistik të dorëzuar për qëllime jokomerciale dokumentimi dhe promovimi lidhur me programin Playground për dramaturgë të rinj – Kosovë.
Presim me kënaqësi aplikimet tuaja dhe mezi presim të mbështesim zhvillimin e shkrimit dramatik të ri dhe të larmishëm në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.
Playground për dramaturgë të rinj – Kosovë financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).