Fondi Hartefakt është në kërkim të një Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante për të mbështetur zbatimin e projektit Kultura për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut. Projekti Kultura për Zhvillim i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të menaxhohet nga Fondi Hartefakt dhe fillon në janar të vitit 2025 me një kohëzgjatje prej katër vitesh.
Projekti Kultura për Zhvillim është një komponent kyç i Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Maqedoninë e Veriut për 2021-2024 në fushën e artit dhe kulturës, i cili kontribon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve nga të gjitha grupet shoqërore në çështjet publike dhe proceset zgjedhore, si dhe në nxitjen e dialogut të vazhdueshëm politik ndërmjet qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike.
Projekti Kultura për Zhvillim përqendrohet në sektorin e kulturës së pavarur, adreson sfida si financimin e kufizuar, paqëndrueshmërinë organizative dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm, dhe synon të inkurajoj potencialin e plotë të aktorëve kulturorë si nxitës të pjesëmarrjes demokratike dhe kohezionit shoqëror. Projekti adopton një qasje nga poshtë-lart, duke i dhënë përparësi dhe duke theksuar përfshirjen, nevojat lokale dhe artin e angazhuar shoqëror që promovon të drejtat e njeriut, diversitetin kulturor dhe përfshirjen qytetare, ndërkohë që u ofron qytetarëve mundësi për t’u angazhuar aktivisht me përmbajtje kulturore. Projekti do të ofrojë grante dhe programe për ndërtimin e kapaciteteve për të mbështetur organizatat e pavarura kulturore, përfshirë përpjekjet për avokim për të adresuar sfidat e menjëhershme dhe afatgjata në fushën e kulturës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i punëve të përditshme financiare të projektit Kultura për Zhvillim, duke siguruar menaxhim efikas dhe transparent financiar.
- Përgatitija, përpunimi dhe menaxhimi i dokumentacionit financiar të lidhur me skemat e granteve, përfshirë vlerësimin e propozimeve për grante me fokus në përputhshmërinë financiare.
- Shërbimi si pikë kontakti financiar për përfituesit e granteve, ofrimi i udhëzimeve dhe mbështetjes për menaxhim financiar, raportim dhe përputhshmërinë financiare.
- Përpunimi i dokumentacionit financiar të përfituesve të granteve, verifikimi i përputhshmërisë me kërkesat e raportimit dhe marrëveshjet e granteve, si dhe ofrimi i ndihmës për mbajtjen e regjistrave financiarë të saktë dhe të përputhje me rregullat.
- Mbajtja e sistemit të organizuar dhe sistematik të gjithë dokumentacionit financiar, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat e projektit.
- Përgatitja dhe përpunimi I dokumentacionit për transferimin e fondeve të granteve, duke siguruar saktësi dhe shpërndarje në kohë.
- Monitorimi i shpenzimeve të projektit për të siguruar përputhshmërinë me buxhetet e miratuara dhe spjegimi mbi rezultatet financiare.
- Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për auditimet e brendshme dhe të jashtme.
- Bashkëpunimi i ngushtë me Udhëheqësin/en e Ekipit, Kordinatorin/ën e Granteve dhe Këshilltarin/en Strategjik/e Financiar/e për të harmonizuar aktivitetet dhe raportimet financiare me objektivat e përgjithshme të projektit.
- Të sigurohet që proceset financiare të kryhen në mënyrë transparente, të saktë dhe me përgjegjësi.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të paktën 5 vjet përvojë të vazhdueshme pune në financa, kontabilitet dhe punët administrative.
- Njohuri të thella mbi rregullat, procedurat dhe rregulloret financiare që zbatohen për organizatat që veprojnë sipas kornizës ligjore në Maqedoni të Veriut.
- Përvoja me projekte të financuara nga donatorët do të konsiderohet një avantazh shtesë.
- Përvojë të dëshmuar në prokurim, përgatitjen e raporteve financiare dhe analizën e ndryshimeve të buxhetit.
- Nivel të lartë integriteti, orientim të fortë drejt rezultateve dhe dëshirë për përsosmëri, dhe aftësi për të marrë iniciativë.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale.
- Aftësi kompjuterike, përfshirë aftësi në përdorimin e softuerëve dhe mjeteve financiare.
- Përsosmëri në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar)
Kandidatët ftohen të dorëzojnë aplikimin e tyre (CV, letër të shkurtër motivimi dhe dy emra për referenca) deri më 20 janar 2025. Aplikimet duhet të dorëzohen me email në adresën [email protected], me subjekt “Aplikim – Koordinator/e Financiar/e dhe Administrativ/e për Grante”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen brenda 7 ditëve pas afatit të aplikimit.