Kemi kënaqësinë të njoftojmë fillimin e fazës së mentorimit të edicionit të parë programit Playground për dramaturgë të rinj, një program që synon të mbështes dramaturgët shqipfolës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Pas një procesi konkurrues të përzgjedhjes, të organizuar në fillim te vitit, Fatbardha Zyberi dhe Ardit Dragusha janë përzgjedhur të zhvillojnë tekstet e tyre origjinale dramatike përmes këtij programi.
Gjatë muajve në vijim, ata do të bëhen pjesë e një procesi të strukturuar zhvillimi dramaturgjik, që synon të fuqizojë zërat e rinj dhe të nxisë dramaturgjinë bashkëkohore në rajon.
Procesi i mentorimit këtë vit udhëhiqet nga Doruntina Basha, dramaturge dhe skenariste e njohur nga Prishtina. Përmes mentorimit individual, punëtorive të përshtatura dhe shkëmbimit krijues, pjesëmarrësit do t’i zhvillojnë tekstet e tyre nga idetë fillestare deri në draftet e avancuara, duke eksploruar njëkohësisht çështje dramaturgjike, tematike dhe artistike.
.
Playground për dramaturgë të rinj Kosovë financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).

