Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për dorëzimin e projekt-propozimeve për Boost grante (grante për mbështetjen e zhvillimit organizativ), që synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga fusha e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve të organizatave të pavarura kulturore, veçanërisht atyre me kapacitet të kufizuar organizativ, por me potencial të fortë programor. Mbështetja ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes, menaxhimit, sistemeve financiare, komunikimit dhe qëndrueshmërisë institucionale, duke u mundësuar organizatave të planifikojnë, menaxhojnë dhe realizojnë programe të qëndrueshme kulturore.
Rreth projektit Kultura për Zhvillim
Projekti ’Kultura për Zhvillim’ është iniciativa e parë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në fushën e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Fondi Hartefakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në avanciminin e artit dhe formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush mund të aplikojë?
Organizatat e shoqërisë civile nga fusha e kulturës dhe artit të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut me përvojë të dëshmuar, me veprimtari kulturore dhe artistike në periudhë prej tre vitesh.
Aplikanti duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ketë paraprakisht tre vite punë operative dhe përvojë në realizimin e projekteve kulturore dhe artistike.
Fushat e mbështetjes
Thirrja synon të përmirësojë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të organizatave të pavarura kulturore, duke u mundësuar atyre të forcojnë kapacitetet e tyre dhe të ofrojnë programe kulturore të cilësisë së lartë që adresojnë sfidat kryesore shoqërore, politike dhe kulturore.
Thirrja mbështet aktivitete që përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Zhvillimin e strategjive organizative dhe planeve të veprimit, qartësimin e roleve të bordit dhe menaxhmentit, përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes dhe definimin e roleve ekipore.
- Forcimin e komunikimit të brendshëm, praktikave të menaxhimit dhe politikave të brendshme për të përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm organizativ.
- Përmirësimin e menaxhimit financiar dhe sistemeve administrative, duke përfshirë mjetet për buxhetim, strategjitë për mbledhjen e fondeve, diversifikimin e të ardhurave, pajtueshmërinë ligjore, sistemet e raportimit dhe dokumentacionin.
- Përmirësimin e komunikimit, angazhimit të publikut dhe mësimit organizativ përmes strategjive të komunikimit, pranisë digjitale, sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit, menaxhimit të njohurive dhe mjeteve të mësimit.
- Nisma për ngritjen e kapaciteteve dhe procese të lehtësuara zhvillimore që synojnë forcimin e lidershipit, qeverisjes dhe zhvillimit të ekipit.
Shuma e grantit
Shuma totale e grantit për organizatë është deri në 1.950.000 MKD, të cilat do të ndahen ne dy pagesa gjatë dy viteve.
Si të aplikoni?
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
- një Propozim Koncepti të shkurtër (Concept Note) në të cilën do të përshkruajnë sfidat e tyre organizative, aktivitetet e propozuara për forcimin e kapaciteteve, rezultatet e pritshme
- një buxhet preliminar me kostot e vlerësuara që lidhen me mbështetjen e propozuar.
Vetëm organizatat që do të dorëzojnë Propozim të Konceptit dhe buxhetin deri më 09 mars 2026 në ora 23:59do të merren parasysh për fazën pasuese të procesit të përzgjedhjes.
Më shumë informacione rreth thirrjes dhe procesit të aplikimit si dhe të formularëve të nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit:
AL – Boost Grants Scheme – Heartefact
MKD – Boost Grants Scheme – Heartefact
ENG – Boost Grants Scheme – Heartefact
Dokumentet e aplikimit janë të disponueshme vetëm në gjuhën angleze!
Afati i fundit për aplikim, 9 mars 2026, në orën 23:59.
Propozimi i Konceptit duhet të dorëzohet përmes e-mailit në: [email protected]
Për pyetje, na kontaktoni në: [email protected]