Në kuadër të ciklit të parë të Programit fellowship Kosovë Serbi, Hartefakti i zgjodhi shtatë hulumtues_ese të cilët_at do t’i hulumtojnë narrativet e reja dhe konstruktive në kuadër të Kosovës dhe të Serbisë: nga çështjet politike, përmes ekonomisë, biznesit, kulturës, trashëgimisë së luftës në të kaluarën deri te fushat kryesore politike dhe shoqërore. Gjatë tre muajve të hulumtimit, pjesëmarrësit_set do të kalojnë një muaj në Beograd ose në Prishtinë (ata të Prishtinës në Beograd dhe anasjelltas). Gjatë programit, do të kenë rast të ndikojnë në narrativet mbizotëruese dhe që opinionit t’i ofrojnë perspektiva të reja lidhur me temën e hulumtimit të tyre.
Të rinjtë e përzgjedhur në fillim të karrierës ose profesionistët_tet me përvojë në fushat e veta, katër prej tyre nga Kosova dhe tre nga Serbia janë:

STEFAN SURLIQ (Beograd), docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit i cili planifikon të hulumtojë se si Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Marrëveshjes nga Ohri ndikojnë në qëndrimet e pesë anëtareve të BE të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës as anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Hulumtimi i tij përfshin grumbullimin dhe analizën e të dhënave nga dokumentet relevante, marrëveshjet e arritura, artikujt e shkruar dhe dokumentet “non-paper“, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë në pjesët që kanë të bënë me përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Stefani planifikon t’i intervistojë përfaqësuesit-set e pesë vendeve “që nuk e kanë njohur Kosovën” të cilat i kanë përfaqësitë në Beograd dhe në Prishtinë dhe t’i analizojë ndryshimet në qëndrimet e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.
Fjalë kyçe: Kosova në organizatat ndërkombëtare, vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën, Marrëveshja e Brukselit

NORA AHMETAJ (Prishtinë), hulumtuese me përvojë dhe aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në të drejtat e grave dhe të drejtat e kafshëve që planifikon hollësisht t’i hulumtojë aspektet ekonomike të pajtimit dhe lidhjen e tyre të ndërsjellë me përparimin, me fokus të veçantë në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë hulumtimit, Nora do t’i bëjë rreth 10 intervista me biznesmenët_et në Serbi dhe në Kosovë. Hulumtimi përqendrohet në “pajtimin ekonomik” përkatësisht pengesat të cilat e pengojnë zhvillimin ekonomik. Ajo ka për qëllim ta theksojë rolin kryesor të cilin e ka zhvillimi ekonomik në ndërtimin e paqes dhe anasjelltas, përkatësisht të tregojë se si përpjekjet për ndërtimin e paqes mund ta nxisin rritjen ekonomike.
Fjalë kyçe: pajtimi ekonomik, zhvillimi ekonomik, biznesi

NAGJA BOBIÇIQ (Beograd), hulumtuese-bashkëpunëtore në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit e cila studimet e doktoratës i ka përfunduar duke e hulumtuar feminizmin në Jugosllavi në mes të vitit 1975 dhe 1990, kështu që edhe hulumtimi i saj i ri ka të bëjë me këtë temë. Nagja do të përqendrohet në ndriçimin e shembujve të bashkëpunimit të grave në Kosovë dhe në Serbi gjatë dy periudhave historike ekstreme: Luftës së Dytë Botërore dhe luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Përmes analizës krahasuese dhe materialit arkivor të botuar në media, ka për qëllim t’i zbulojë narrativet e rezistencës, bashkëpunimit dhe nismave kundër luftës të cilat vazhdimisht janë shlyer dhe harruar nga kujtesa kolektive e shoqërisë serbe dhe kosovare. Që t’i paraqesë rezultatet e hulumtimit, Nagja do t’i përdorë edhe disa podcaste.
Fjalë kyçe: feminizmi, lëvizja e rezistencës, narrativet e harruara

SERBEZE HAXHIAJ (Prishtinë), gazetare hulumtuese dhe redaktore në Radiotelevizionin e Kosovës e cila dëshiron t’i hulumtojë përvojat e shqiptarëve dhe të serbëve të cilët jetojnë në fshatra të përziera siç është Prilluzha/ Prilužje dhe Leshtari/Leštar, ku marrëdhëniet ndëretnike dikur kanë qenë harmonike. Mirëpo, në Priluzhë gjatë dhe pas luftës animozitetet kanë sjellë deri te shkatërrimi i urës e cila i ka lidhur të dy anët e fshatit, për çfarë të dy komunitetet kanë qenë të penguara ta përdorin tokën e vet, gjë që ka rezultuar që edhe shqiptarët edhe serbët t’i humbin të të ardhurat. Qëllimi i hulumtimit është që ta theksojë rëndësinë e bashkëjetesës dhe të komunikimit ndëretnik në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët, ardhmërisë kolektive dhe respektimit të ndërsjellë.
Fjalë kyçe: marrëdhëniet ndëretnike, bashkëjetesa, ndërtimi i së tashmes

BENGI MUZBERG (Prizren), zëvendës i drejtorit për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, anëtar i ekipit të parazgjedhjes në Dokufest i cili doktoroi në fushën e studimeve të filmit, dhe që planifikon ta zbatojë analizën semiotike të dy filmave të Sërgjan Karanoviqit, “Për momentin pa titull të mirë” nga viti 1988 dhe “Besa” nga viti 2009. Analiza _ _ do të përqendrohet _ në gjuhën e filmit, narrativet, përfaqësimin dhe ideologjinë e pranishme në filma. Metodologjia e kërkimit e përfshin edhe zbatimin e pasqyrimit gjithëpërfshirës të literaturës, e cila i nënkupton artikujt në revista, kritikat e filmit dhe librat e botuar. Me përdorimin e kësaj qasjeje dëshiron të ndihmojë që të arrihet një mirëkuptim më i thellë i kuptimit të filmit dhe implikimet e tyre shoqërore. Bengi planifikon gjithashtu të bëjë një intervistë me Sërgjan Karanoviqin.
Fjalë kyçe: studimet e filmit, Sërgjan Karanoviq, përfaqësimi i narrativit në film

SËRGJAN MILEVIQ (Beograd), shkrimtar nga Beogradi, autor i librit me tregime të shkurtra “Për të gjithë është hera e parë” i cili i ka më shumë se dhjetë vjet përvojë pune në sektorin civil. Sërgjani planifikon t’i grumbullojë tregimet për dashurinë në mes të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që i tejkalojnë kufijtë, duke përfshirë edhe tregimet në kuadër të çifteve. Sërgjani përmes intervistave _ tet -a- tet do të njihet me tregimet e çifteve të zgjedhura, duke u përpjekur që t’i kuptojë më thellë sfidat me të cilat ballafaqohen. Plani i tij është që tregimet e mbledhura t’i shndërrojë në narrativa artistikë dhe t’i bëjë të disponueshme për publikun përmes rrjetave sociale, ekspozitës dhe bisedave që do të ofrojnë diskurs pozitiv për marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.
Fjalë kyçe: dashuria ndëretnike, lidhjet përtejkufitare, çiftet

TEVFIK RADA (Prizren), bashkëthemelues i Shtëpisë botuese Pykë-Presje, hulumtues me përvojë i cili ka botuar në numër të shumtë të artikujve dhe librave, dhe i cili për këtë hulumtim vetë ka qasje në arkivin e publicistit të njohur Shkëlzen Maliqit. Tevfiku dëshiron t’i hulumtojë tregimet e parrëfyera se si arti bashkëkohor e ka luajtur rolin kryesor në përurimin e narrativave kritikë dhe alternativë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë viteve nëntëdhjetë dhe në fillim të njëzetave. Përmes hulumtimit të arkivit, materialit të botuar dhe të pabotuar dhe intervistave me personalitete të shquara, Tevfiku dëshiron t’i hulumtojë praktikat alternative artistike që janë krijuar gjatë konflikteve politike, e në të cilat artistët_/tet/ dhe bashkëpunëtorët_ret e kulturës nga Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë bashkarisht.
Fjalë kyçe: vitet nëntëdhjetë, praktikat alternative artistike, punëtorët_ret e kulturës
Ky progoram fellowship zbatohet në kuadër të projektit “Përparimi i bashkëpunimit përtejkufitar dhe angazhimit shoqëror në Ballkanin Perëndimor” bashkë me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.