Ata s’janë më, shkruar nga Doruntina Basha dhe me regji të Andrej Nosov, trajton traumën e gjenocidit të Srebrenicës përmes një rrëfimi intim mbi kujtesën, humbjen dhe frikën e harresës. Shfaqja do të prezantohet në festivalin Skupi të shtunën, më 17 tetor, dhe do të vihet në skenë edhe të dielën, më 18 tetor 2026, në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Në vend që të rikrijojë ngjarjet historike, shfaqja na afron me Sadikën, një të mbijetuar të Srebrenicës që jeton e vetme në një shtëpi kujdesi në Holandë. Kujtimet e saj për njerëzit që ka humbur ndërtojnë rrëfimin dhe zbulojnë jetët që dhuna i ndërpreu përgjithmonë.
Në rolet kryesore luajnë Mirjana Karanović, Svetozar Cvetković dhe Alban Ukaj, së bashku me Maja Salkić, Davor Sabo, Kemal Rizvanović, Matea Mavrak, Hana Zrno, Sanin Milavić, Faruk Hajdarević, Alen Konjicija, Natalia Dmitrieva dhe Dino Hamidović.
Shfaqja është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Hartefact, Teatrit të Luftës së Sarajevës (SARTR) dhe My Balkans, me mbështetjen e La MaMa Experimental Theatre Club nga Nju Jorku, Ibsen Scope nga Norvegjia dhe Allianz Foundation nga Gjermania. Pas prezantimit në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shfaqja vjen në Shkup, duke vijuar rrugëtimin e saj në skenat ndërkombëtare.
Shfaqja fillon në orën 20:00.
Biletat janë në dispozicion në biletarinë e Teatrit Shqiptar në Shkup. Rezervime: 078 422 035 dhe 071 618 958 Shfaqja do të shfaqet me titra në gjuhën angleze.