Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për Programin e Grantëve për Avokim, për të fuqizuar organizatat kulturore të pavarura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky program synon t’u mundësojë këtyre organizatave të adresojnë sfida urgjente dhe të avokojnë për përmirësime afatgjata dhe sistematike në sektorin kulturor. Qëllimi është të mbështeten iniciativa që forcojnë dialogun me vendimmarrësit, mobilizojnë komunitetet dhe nxisin bashkëpunimin ndër-sektorial, duke përmirësuar kushtet operative dhe qëndrueshmërinë financiare të skenës kulturore të pavarur.
Projeketet e financuara do të fokusohen në sigurimin e qasjes në hapësira funksionale dhe afatgjata, promovimin e mbështetjes publike më të fortë dhe financimit të parashikueshëm, si dhe nxitjen e ndarjes së burimeve dhe bashkëpunimit në të gjithë sektorin. Ky program synon të sigurojë që organizatat kulturore të pavarura të vazhdojnë të luajnë një rol kyç në zhvillimin e diversitetit kulturor, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe forcimin e kohezionit shoqëror.
Rreth projektit Kultura për Zhvillim
Kultura për Zhvillim është ndërhyrja e parë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në fushën e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe implementohet nga Fondi Hartefakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e artit dhe në formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë?
Programi i Grantëve për Avokim është i hapur për konsorcione me të paktën dy organizata.
● Çdo konsorcium duhet të udhëhiqet nga një organizatë kulturore ose artistike që:
– Ka qenë aktivisht e angazhuar në fushën kulturore për të paktën tre (3) vite;
– Ka kapacitet të qëndrueshëm organizativ.
● Partnerë të kualifikuar të konsorciumit mund të jenë:
– Organizata të shoqërisë civile.
– Institucione kërkimore dhe think tanks.
– Entitete të tjera ligjore aktive në fushën e artit dhe kulturës, si fondacione të pavarura, fondacione bamirësie, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe ndërmarrës të regjistruar.
● Të paktën një partner i konsorciumit duhet të ketë përvojë të dëshmuar në avokim, për të garantuar që projekti ka ekspertizë të fortë në ndikimin e politikave dhe mobilizimin e aktorëve të interesuar.
Aplikuesi duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fushat që mbështeten
Kjo thirrje mbështet projekte që zhvillojnë avokim të rëndësishëm, rrisin ndërgjegjësimin për çështje kritike dhe angazhohen me vendimmarrësit, institucionet publike kulturore dhe aktorët e tjerë të interesuar.
Projektet duhet të nxisin bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të konsorciumit me përvoja, zona gjeografike dhe grupe të synuara të ndryshme, duke forcuar legjitimitetin dhe ndikimin e iniciativave të avokimit.
Çdo konsorcium mund të kombinojë aktivitete për të promovuar skenën kulturore të pavarur në Maqedoninë e Veriut. Aplikimet duhet të përfshijnë një plan të shkurtër avokimi, që përshkruan hapat kryesorë dhe metodat e përdorura, si dhe të parashikojnë të paktën një aktivitet publik avokues për të ndarë gjetjet dhe rezultatet me aktorët e interesuar dhe komunitetin e gjerë.
Shuma e grantit
Shuma totale e grantit për organizatë është deri në 3,992,000 MKD, që do të shpërndahet gjatë dy viteve dhe shtatë muajve.
Si të aplikoni?
Më shumë informacione rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të aplikimit mund të gjenden në faqen tonë të internetit: Cultural Advocacy Projects Grants – Heartefact.
Dokumentet për aplikim janë të disponueshme vetëm në gjuhën angleze!
Afati i aplikimit
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të dërgohen në: [email protected] deri më 17 nëntor 2025, ora 23:59.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në: [email protected].