Projekti Kultura për Zhvillim shpall thirrjen e dytë për Grante Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe për zhvillim të kapaciteteve. Kjo ndërhyrje synon të përmirësoj stabilitetin organizativ, duke mundësuar qëndrueshmëri dhe rezistencë afatgjatë brenda sektorit kulturor.
Rreth projektit Kultura për Zhvillim
Kultura për Zhvillim është ndërhyrja e parë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në fushën e kulturës dhe artit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe implementohet nga Fondi Hartefakt nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2028. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e artit dhe në formësimin e normave shoqërore-politike, duke e njohur kulturën si një mjet jetik për nxitjen e një shoqërie më të hapur, demokratike dhe të ndërlidhur.
Kush MUND të aplikojë?
● Organizata kulturore dhe artistike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përvojë të dëshmuar në fushën kulturore dhe artistike gjatë tre viteve të fundit.
Aplikuesi duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të ketë përvojë dhe veprimtari për së paku tre vite në realizimin e projekteve kulturore dhe artistike.
Fushat që mbështeten
Thirrja synon të sigurojë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin të organizatave kulturore, duke I mundësuar atyre të adresojnë në mënyrë efektive çështjet kritike socio-politike dhe kulturore. Aktivitetet e mbështetura përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
● përmirësimin e menaxhimit organizativ dhe financiar (zhvillimi organizativ, hartimi ose rishikimi i politikave dhe procedurave strategjike),
● përmirësimi i strategjisë organizative dhe programore (zhvillimi i programit, nisma/tema të reja),
● qasje inovative në zhvillimin e audiencës deh zgjerimin e qasjes te pubiku;
● avokim dhe iniciativa që lidhen me përmirësimin e politikave kulturore dhe të financimit në kulturë,
● aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve që kontribuojnë në forcimin e punës programore,
● dhe aktivitete të tjera që ndihmojnë drejtpërdrejt organizatat në realizimin e misionit të tyre dhe në ndikimin e narrativave socio-politike në nivel kombëtar.
Shuma e grantit
Shuma totale e grantit për organizatë është deri në 3,820,000 MKD, që do të shpërndahet gjatë dy viteve dhe shtatë muajve.
Si të aplikoni?
Më shumë informacione rreth thirrjes, procesit të aplikimit dhe formularëve të aplikimit mund të gjenden në faqen tonë të internetit: Grante institucionale – Heartefact.
Dokumentet për aplikim janë të disponueshme vetëm në gjuhën angleze!
Afati i aplikimit
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të dërgohen në: [email protected]
deri më 17 tetor 2025, ora 17:00.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në:
[email protected].