Përmes thirrjes për Rezidencat Artistike Reconnection 2.0, të shpallur në kuadër të projektit Reconnection 2.0 të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë) e Heartefact Fund (Beograd), dy artistet Fidan Bejtullahu dhe Dhurata Hoti kanë përfituar secila nga një rezidencë artistike një-mujore në Prishtinë përgjatë muajit Nëntor.
Fidan Bejtullahu, i lindur në Suharekë, Kosovë. Ka kryer studimet bachelor (2009) dhe ato master (2012) në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Prishtinë, në Departamentin e Pikturës.
Punon në media të ndryshme: pikturë, video dhe video-instalim, fotografi, skenë-dizajn dhe dizajn grafik. Puna e tij bazohet në ide të shpejta, një lojë që ne të gjithë e luajmë, por më pak në atë të kontekstit politik dhe më shumë në kontekstin e përgjithshëm. Ai luan me fjalët bazuar në atë që ndodh rreth tij, duke përdorur slogane tipografike dhe shpesh duke bashkangjitur vizatime të drejtpërdrejta ose të printuara, të cilat janë të ndërlidhura. Mungesa e artit në një të ashtuquajtur vepër artistike ose mungesa e pronësisë së tij ndaj diçka e shtyn atë të krijojë një histori ose nxit imagjinatën e tij që plotëson këtë mungesë të cilat në disa mënyra mund të konsideroheshin të pranishme. Ai mori pjesë në shumë ekspozita grupore dhe punëtori të shumta, projekte specifike për vendndodhjen dhe festivale në Kosovë dhe përreth.
Dhurata Hoti ka studiuar dramaturgji në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo është autore e shkrimeve të ndryshme, përfshirë shfaqje teatrale, tregime të shkurtra, skenarë filmash dhe shkrime gazetareske. Ajo është gjithashtu anëtare e Bordit të Teatrit të Gjakovës.
Shkrimet e saj janë një mënyrë për të eksploruar çështje personale dhe sociale, të pavetëdijshmen kolektive, mitet universale,seksualitetin, kërkimi i identitetit dhe marrëdhëniet bashkëkohore. Skenari i saj “War, Games dhe Videotapes” është përzgjedhur për t’u bërë film I metrazhit të gjatë nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Shfaqja “Sodom Sadomazo” u vlerësua si drama më e mirë në Konkursin Kombëtar “Katerina Josipi”. E njëjta shfaqje është vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Libri i saj i parë me tregime “Mjegulla” u botua në janar 2021. Ajo aktualisht është duke punuar në librin e saj të dytë.