Heartefact ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të hapur të vazhdueshme për programin e bursës “Ndërlidhja Kosovë–Serbi” – një nismë ndërkufitare që mbështet profesionistë të rinj, studiues dhe krijues nga Kosova dhe Serbia, të cilët dëshirojnë të eksporojnë narrativa të reja dhe konstruktive mbi marrëdhëniet ndërmjet dy shoqërive. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, thirrja e këtij viti do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë vitit. Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa përzgjedhja e bursistëve do të bazohet në cilësinë, origjinalitetin dhe ndikimin e mundshëm të projekt propozimeve të tyre kërkimore dhe planeve të veprimit.
Gjatë dy viteve të ardhshme, Heartefact do të përzgjedhë deri në dhjetë bursistë/e – pesë nga Kosova dhe pesë nga Serbia – për të marrë pjesë në një program katëmujorsh të programit te bursës ”, i cili përfshin:
- Katër muaj kërkim mbi një temë të përzgjedhur që lidhet me marrëdhëniet Kosovë–Serbi;
- Një muaj rezidencë në shtetin tjetër (Kosovë ose Serbi, varësisht nga vendi i origjinës së bursistit);
- Mentorim dhe mbështetje editoriale gjatë gjithë procesit për të ndihmuar bursistët në forcimin e strategjive të tyre të kërkimit dhe angazhimit me komunitetin.
Kjo bursë është dizajnuar për të lidhur ide dhe njerëz, duke mbështetur kërkime të orientuara drejt veprimit dhe avokimit që kontribuojnë në një dialog publik më të informuar dhe ndryshime domethënëse në politikat publike.
Kush Mund të Aplikojë?
Programi është i hapur për profesionistë nga Kosova dhe Serbia që punojnë ose janë të lidhur me fushat si:
- Akademia dhe kërkimi shkencor
- Organizatat e shoqërisë civile dhe institutet analitike (think tanks)
- Media, kultura dhe industritë kreative
- Media të reja, teknologji dhe IT
- Grupe aktiviste dhe joformale
Veçanërisht inkurajojmë aplikimet nga individë që janë aktivë në diskursin publik dhe që dëshirojnë të përdorin kërkimin për të informuar, avokuar ose frymëzuar ndryshim pozitiv. Aplikantët mund të aplikojnë edhe në çifte (një nga Kosova dhe një nga Serbia) me tema kërkimore të përbashkëta apo komplementare.
Çfarë Mbështet Kjo Bursë?
Bursa mbështet projekte kërkimore që:
- Ofron perspektiva të reja mbi marrëdhëniet Kosovë–Serbi;
- Zhvillojnë narrativa konstruktive dhe promovojnë mirëkuptim të ndërsjellë;
- Përfshijnë komponentë të angazhimit me publikun apo komunitetin.
Mbështetja për Bursistët/et
Secili bursist/e i/e përzgjedhur do të përfitojë:
- Grant prej 3,000 USD (shuma bruto) për bursën;
- Deri në 800 USD për organizimin e aktiviteteve komunitare ose të shtrira në publik (ambienti, pajisje, dizajn, shtypje, etj.);
- Mentorim dhe mbështetje editoriale nga Heartefact dhe ekspertët e programit;
- Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të mbuluara gjatë një-mujorit të rezidencës në Beograd apo Prishtinë.
Si të Aplikoni?
Aplikimet pranohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë:
- Propozimin e projektit (maksimum 3 faqe) që përfshin:
- Përmbledhje të idesë kërkimore,
- Relevancën e temës dhe/ose motivimin për ta trajtuar atë,
- Metodologjinë e kërkimit,
- Afatin kohor (timeline),
- Burimet e nevojshme (qasje në arkiva, materiale shtypi, etj.),
- Grupet e synuara për intervista të mundshme (nëse është relevante).
- Biografi të shkurtër apo CV (maksimum 2 faqe);
- (Opsionale) Përshkrim i shkurtër i aktivitetit të propozuar për angazhim me komunitetin.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze dhe të dërgohen në [email protected] me subjektin: Bridge Fellowship Application – [Emri Juaj]
Le të ndërtojmë së bashku ndërlidhje të reja të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit!
Ky program vizitues është pjesë e projektit “Nxitja e Dialogut Ndërkufitar dhe Angazhimit Qytetar”, të cilin Heartefact e implementon me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).
