Sa zadovoljstvom objavljujemo da pokrećemo program Novi mediji u okviru Kosovske škole i ako ste mladi novinar na početku svoje karijere i/ili influenseri na društvenim mrežama sa Kosova ili iz Srbije pozivamo vas da se prijavite!
Ako težite da unapredite svoje razumevanje nezavisnog izveštavanja, medijske pismenosti, društveno odgovornog marketinga i sajber nasilja, ali i da razumete složenost odnosa između Kosova i Srbije kroz susrete i razgovore sa različitim stručnjacima u Beogradu i Prištini, ovaj program je za vas. Želimo da čujemo vaše mišljenje o društvenim i političkim temama u regionu sa posebnim fokusom na Kosovo i Srbiju, želimo da povećamo vaše aktivno učešće sa društveno osetljivim temama i da vam damo priliku da kreirate medijske sadržaje koji su važni za vaše lokalne zajednice.
Tokom tri godine, kroz Kosovsku školu je prošlo više od 100 mladih ljudi i više od 40 stručnjaka iz različitih sfera politike, medija i kulture iz oba društva. Ovim programom imamo za cilj da stvorimo mrežu nosioca promena u regionu i prostora za njihovo sastajanje, diskusiju i preispitivanje perspektiva jedni drugih, zasnovane na međusobnom razumevanju i dijalogu. Nakon učešća u programu i vi postajete član ove mreže!
Program je interaktivan i sastoji se iz tri dela:
Onlajn edukativni program – tematski osmišljen za informisanje i edukaciju odabranih učesnika o medijskoj pismenosti, nezavisnom izveštavanju, sajber nasilju i društveno odgovornom marketingu od strane medijskih stručnjaka iz regiona. Pored toga, program se sastoji i od predavanja i radionica o istoriji kosovsko-srpskih odnosa, tranzicionoj pravdi i pomirenju i aktuelnim društveno-političkim pitanjima ova dva društva. Onlajn škola počinje sredinom maja 2022. godine i traje 10 dana.
Studijske posete – 4 dana u Prištini i 4 dana u Beogradu tokom kojih će učesnici imati priliku da upoznaju gradove, njihove istorije i kulturu, kao i da razgovaraju o aktuelnim temama kroz sastanke sa različitim akterima iz civilnog i institucionalnog sektora.
Datumi posete Beogradu: 3-6. maj 2022.
Datumi posete Prištini: 20-23. jun 2022.
Projekti saradnje – razvijaju učesnici programa u grupama od dvoje ili troje koje se određuju prema zajedničkim interesima, kroz onlajn sastanke i tokom studijskih poseta oba grada. Ideje za ove projekte će biti u okviru produkcije različitih vrsta medijskog sadržaja i stvaranja onlajn prostora za diskusiju o temama relevantnim za lokalne zajednice na Kosovu iu Srbiji. Grupama čiji je projekat izvodljiv, konkretan, jednokratan i relevantan u kontekstu odnosa Kosova-Srbije, biće ponuđen mali budžet i pomoć HF tima da se realizuje i promoviše. Ovim projektima želimo da stvorimo priliku za mlade u medijima da razviju kvalitetan, društveno osetljiv sadržaj koji može da podigne svest o važnim pitanjima njihovih zajednica, stvori prostor za nove narative i potencijalno doprinese društvenoj ili političkoj promeni.
Ko može da se prijavi?
Mladi novinari na početku svoje karijere, influenseri na društvenim mrežama i voditelji podkasta ili drugih medijskih programa od 18 do 30 godina iz Srbije i sa Kosova. Program će izabrati do 10 učesnika, dok će od svakog učesnika biti zatraženo da potpiše ugovor o učešću u kojem se navode sve obaveze i odgovornosti tokom trajanja programa.
Radni jezik je engleski.
Da biste se prijavili za ovaj program, molimo Vas da popunite formular najkasnije do 14. aprila 2022. Nakon zatvaranja prijava, odabrani učesnici će biti pozvani na intervju sa projektnim timom. Za više informacija možete pisati na: [email protected]
Projekat je podržan od Nacionalne zadužbine za demokratiju.
——————————————————————————————————————————————————
(Shqip)
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se po e publikojmë programin Mediat e reja në kuadër të Shkollës së Kosovës, dhe nëse jeni gazetar i ri në fillim të karrierës suaj dhe/ose influencues në rrjetet sociale nga Kosova apo Serbia, ju ftojmë të aplikoni!
Nëse dëshironi të përparoni edhe më shumë atë që ju e kuptoni për raportimin e pavarur, edukimin mediatik, marketingun me përgjegjësi shoqërore dhe dhunën kibernetike, por edhe të kuptoni ndëlikueshmërinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes takimeve dhe bisedimeve me ekspertë të ndryshëm në Beograd dhe Prishtinë, ky program është për ju. Ne duam të dëgjojmë mendimin tuaj për temat shoqërore dhe politike në rajon me fokus të veçantë në Kosovë dhe Serbi, duam të rrisim pjesëmarrjen tuaj aktive me tema të ndjeshme shoqërore dhe t’ju japim mundësinë që të krijoni përmbajtje mediatike që janë të rëndësishme për komunitetet tuaja lokale.
Gjatë tre viteve, në Shkollën e Kosovës kanë kaluar më shumë se 100 të rinj dhe më shumë se 40 ekspertë nga fushat e ndryshme të politikës, mediave dhe kulturës nga të dyja shoqëritë. Me këtë program synojmë të krijojmë një rrjet bartës të ndryshimeve në rajon dhe një hapësirë për takimin e tyre, diskutimin dhe rishqyrtimin e këndvështrimeve të njëri-tjetrit, bazuar në mirëkuptimin dhe dialogun reciprok. Pas pjesëmarrjes në program bëheni edhe ju anëtar i këtij rrjeti!
Programi është interaktiv dhe përbëhet nga tri pjesë:
Programi edukativ online – i krijuar në mënyrë tematike për të informuar dhe për të edukuar pjesëmarrësit e përzgjedhur për edukimin mediatik, raportimin e pavarur, dhunën kibernetike dhe marketingun me përgjegjësi shoqërore nga ekspertë të medias nga rajoni. Përveç kësaj, programi përbëhet edhe nga ligjërata dhe punëtori për historinë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin dhe për çështjet aktuale shoqërore-politike të dy shoqërive. Shkolla online fillon në mes të majit 2022 dhe zgjat 10 ditë.
Vizita studimore – 4 ditë në Prishtinë dhe 4 ditë në Beograd gjatë të cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me qytetet, historitë dhe kulturën e tyre, si dhe të diskutojnë për tema aktuale përmes takimeve me aktorë të ndryshëm nga sektori civil dhe institucional.
Datat e vizitës në Beograd: 3-6 maj 2022
Datat e vizitës në Prishtinë: 20-23 qershor 2022
Projektet e bashkëpunimit – pjesëmarrësit e zhvillojnë programin në grupe nga dy ose tre persona që përcaktohen nga interesat e përbashkëta, nëpërmjet takimeve online dhe gjatë vizitave studimore në të dy qytetet. Idetë për këto projekte do të jenë në kuadër të prodhimit të llojeve të ndryshme të përmbajtjeve mediatike dhe krijimit të një hapësire online për diskutime për tema relevante për komunitetet lokale në Kosovë dhe në Serbi. Grupeve, projekti i të cilëve është i realizueshëm, konkret, i njëhershëm dhe i rëndësishëm në kontekstin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ekipi i HF do t’u ofrojë një buxhet të vogël dhe ndihmë që ta realizojnë dhe promovojnë projektin. Me këto projekte ne duam të krijojmë një mundësi për të rinjtë në media që të zhvillojnë përmbajtje cilësore, të ndjeshme shoqërore që mund të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet relevante të komuniteteve të tyre, të krijojë hapësirë për narrativa të reja, të freskëta dhe mundësisht të kontribuojë në ndryshimin shoqëror ose politik.
Kush mund të aplikojë?
Gazetarët e rinj në fillim të karrierës së tyre, influencues në rrjetet sociale dhe drejtues të podkasteve apo programeve të tjera mediatike të moshës 18 deri në 30 vjeç nga Serbia dhe Kosova. Për këtë program do të përzgjedhen deri në 10 pjesëmarrës, dhe nga secili pjesëmarrës do të kërkohet që ta nënshkruajë Kontratën për pjesëmarrje në të cilën do të përcaktohen të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë gjatë programit.
Gjuha e punës është anglishtja.
Që të aplikoni për këtë program, ju lutemi plotësojeni formularin jo më vonë se deri më 14 prill 2022. Pas mbylljes së aplikimeve, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë me ekipin e projektit. Për më shumë informacion mund të shkruani në: [email protected]
Projektin e mbështet Fondacioni Kombëtar për Demokraci.