Kultura për Zhvillim

Projekti Kultura për Zhvillim, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB), është një iniciativë afatgjatë e krijuar për të stimuluar sektorin kulturor të pavarur dhe gjithëpërfshirës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti synon të forcojë rolin e kulturës në promovimin e vlerave demokratike, kohezionit social dhe ndryshimeve shoqërore gjithëpërfshirëse. Duke inkurajuar shprehjen artistike që nxit të menduarit dhe praktikën kritike, projekti synon të nxisë progresin shoqëror dhe të forcojë kohezionin përmes fuqisë transformuese të arteve dhe kulturës.

Projekti Kultura për Zhvillim i referohet bërjes së kulturës një hapësirë të përbashkët për të gjithë, një hapësirë ku idetë vihen në pikëpyetje, tregimet tregohen dhe komunitetet janë të lidhura. Projekti e kupton kulturën në kuptimin e saj më të gjerë, pa u kufizuar në galeritë ose ngjarjet, por e pranishme në jetën e përditshme dhe e hapur për të gjithë. 

Projekti vlerëson praktikat artistike bashkëkohore që sfidojnë mënyrën se si i shohim gjërat, reflektojnë mbi realitetet sociale dhe politike dhe na ftojnë të mendojmë ndryshe. Projekti e trajton kulturën jo vetëm si argëtim, por si një forcë që mund të ndihmojë në ndërtimin e shoqërive më të hapura dhe demokratike. 

Projekti Kultura për Zhvillim përfshin gjithashtu jo vetëm organizatat e shoqërisë civile, por edhe aktorë të pavarur kulturorë, organizata në veprojnë në nivel lokal, kolektivë fleksibël, aktivistë dhe individë të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në punë kulturore dhe artistike. Këta janë zëra që sjellin energji të freskët, kreativitet dhe perspektiva të reja në jetën publike.

Së fundmi, projekti fokusohet në rajone që shpesh injorohen, duke përfshirë qytete më të vogla, komunitete të margjinalizuara dhe zona ku infrastruktura kulturore është e kufizuar ose mungon. Duke u përqëndruar në këto rajone, projekti sjell aktivitete kulturore më afër njerëzve që rrallë kanë mundësinë të marrin pjesë ose të dëgjohen. 

Për shumë organizata të pavarura kulturore në Maqedoninë e Veriut, kjo pyetje lind pas vitesh të tëra pune, zhvillimit të programeve, zgjerimit të audiencës dhe angazhimit të vazhdueshëm me komunitetet…
Në kuadër të skemës së Granteve Institucionale dhe me mbështetjen e Helvetas, Programi i Mentorimit bashkoi gjashtë ekspertë nga rajoni dhe ofroi mbështetje për pesë organizata kulturore vendore: Qendra për…
Një nga ndryshimet më të mëdha që organizatat përshkruajnë është mundësia për t’u përqendruar te vetja, jo vetëm te projekti i radhës. Disa organizata folën edhe për diçka më pak…
Në vend të një modeli standard trajnimi, programi u ofron organizatave kulturore mundësinë të zhvillojnë kapacitetet që ato vetë i konsiderojnë më të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Grantet…
Për dy ditë, më 13 dhe 14 maj, Shkupi ishte vendtakim për artistë, punonjës nga fusha e kulturës, aktivistë dhe rrjete kulturore ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, rajoni dhe mbarë…
Iniciativat e mbështetura fokusohen në përmirësimin e kushteve për punën e pavarur kulturore duke trajtuar çështje si qasja në infrastrukturën kulturore, kornizat e financimit dhe hapësirat kulturore gjithëpërfshirëse….
Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për dorëzimin e projekt-propozimeve për Boost grante (grante për mbështetjen e zhvillimit organizativ), që synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga fusha e…
Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin…
Fondi Hartefakt fton punëtorët kulturorë nga skena e pavarur në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për një punëtori dyditore të fokusuar në aftësi praktike për zhvillimin e audiencës. Ky aktivitet…
Më 20 tetor 2025, në Teatrin e Dramës në Shkup u zhvillua diskutimi publik “Fuqizimi i Skenës Kulturore të Pavarur: Financimi, Hapsirat dhe Avokimi”. Përfaqësues të ndryshëm të skenës kulturore…
Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për Programin e Grantëve për Avokim, për të fuqizuar organizatat kulturore të pavarura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky program synon t’u mundësojë…
Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen e dytë për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në…
Projekti Kultura për Zhvillim shpall thirrjen e dytë për Grante Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi…
Grantet për projekte kulturore dhe artistike u ndanë për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve artistike bashkëkohore me rëndësi shoqërore që kontribuojnë në pasurimin e kulturës dhe promovojnë diversitetin në praktikat…
Projekti Kultura për Zhvillim ka hapur Thirrjen për paraqitjen e propozimeve për ndarjen e granteve në kuadër të Skemës së Vëzhgimit në Punë (Job Shadowing Scheme), e cila synon ndërtimin…
Projekti Kultura për Zhvillim shpall Skemën e Granteve Institucionale për të mbështetur organizatat kulturore të konsoliduara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i kapaciteteve…
Projekti Kultura për Zhvillim shpall Thirrjen për propozime projekte në kuadër të skemës së grantit artistik për ndarjen e granteve për zbatimin e projekteve kulturore dhe artistike në Republikën e…