Fjala e dramaturgut
Në shumë shtëpi tradicionale në Kosovë, ende gjithnjë ndodh që gratë e të zhdukurve në luftë edhe më tutje jetojnë në familjet e burrave të vet, edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga lufta. E drejta për jetët e tyre, që dikur i ka takuar bashkëshortit, tani i takon familjes së tij. Ato fare nuk kanë jetë “private”. Çfarëdo që të bëjnë, do të mund të interpretohej si diçka që vjen drejtpërsëdrejti nga familja e bashkëshortit të saj, kështu që duhet të jenë nën kontroll që ta ruajnë nderin e familjes. Mirëpo, çfarë ndodh nëse familja e burrit përbëhet vetëm nga e ëma e tij? A është ajo në gjendje që me “dorën e fortë” ta kontrollojë situatën? Dhe si arrin ta mbajë familjen në një situatë kur e përndjekin ndjenjat e të birit të zhdukur të cilin është përpjekur që ta ruajë në bodrumin e shtëpisë? Si e ruan forcën në situatën kur të priturat e resë/nuses lidhur me bashkëshortin e zhdukur janë më ndryshe dhe kur këto dy gra e lëndojnë njëra tjetrën duke e sjellë marrëdhënien e ndërsjellë deri te zgjidhja (e pamundur)? “Gishti” merret me hulumtimin e kësaj marrëdhënieje në kontekstin e problemit më të ndjeshëm në Kosovë sot: çështja e të zhdukurve, por plotësisht nga një pozitë e re, për këtë shoqëri me pozitë radikale të grave që kanë mbetur pas bashkëshortëve të vet.
” Gishti” është gishti tregues i cili nuk di në çfarë drejtimi të tregojë dhe nuk është në gjendje të zbulojë autorin e krimit. Ky është gisht i cili ofron edhe pajtim edhe ndarje. Ky është shkas të qashë ndaj dhembjes triviale të shkaktuar nga një punë triviale në shtëpi, si maskë për një dhembje më të madhe, më pak banale nga brenda. Kjo është memo e vazhdueshme lidhur me faktin se ka ndodhur diçka e keqe dhe që çdo gjë mund të shkatërrohet. Ky është kërcënim. Kjo është diçka që të bën të kapësh kokën me duar duke menduar. Kjo është diçka me çfarë e prek…