E shkujdesura përfaqëson një analizë të rreptë familjare dhe të roleve në familje. Duke i vendosur në skenë dy gjenerata të personazheve femra, Dunja Matiq bën pyetje të rëndësishme për rolin të cilin e ka gruaja në shoqërinë e sotme. Autorja guximshëm përballet edhe me problemet e shtatzënësisë dhe të abortit, duke i pasqyruar përmes pamjes së heroinave që ndaj tyre sillen në pajtim me rolet e veta shoqërore. Autorja tregon se si madje edhe në mungesë të meshkujve heroinat e shfaqjes së saj i krijojnë marrëdhëniet me ta dhe identitetet e veta i ndërtojnë pikërisht përmes kësaj marrëdhëniejeje, qoftë si nënë, motër, vajzë ose bashkëshorte. Diku midis pjesës teatrore “Zhurma dhe tërbimi” të Faulknerit dhe pjesës teatrore “Medea” të Europidit, pjesa teatrore e Dunja Matiqit e krijon një atmosferë specifike të mundimit dhe agonisë dhe përpiqet t’i vërë në pyetje format tradicionale të familjes. Përveç kësaj, në nivele të ndryshme e intensifikon çështjen e amësisë dhe marrëdhëniet e nënës ndaj fëmijës, për të cilën autorja tregon se mund të jetë më shumë se sa problematik.
Fjala e autores
“E shkujdesura është dramë që përcjell katër personazhe të femrave: Të shkujdesurën, motrën e saj të Vogël dhe nënën dhe tezen e tyre, në periudhën e pjekurisë së Të shkujdesurës dhe daljes nga shtëpia. Përmes një marrëdhënieje të mundshme, ato të katërtat përpiqen që të luftojnë njëra me tjetrën, dhe me vetveten, të mashtruara me të përditshmen toksike të familjes me të cilën janë mësuar, të pavetëdijshme që gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe që tullumbaci i tyre defintivisht do të shpërthejë. E shkujdesura është pjesë teatrore e cila i rishqyrton marrëdhëniet e vërteta familjare dhe ndërnjerëzore dhe ndikimin dhe rëndësinë e tyre ndaj jetës së përditshme, barrën e normave shoqërore që e krijojnë realitetin tonë, dhe çfarë pasojash ka familja për njeriun .”
Fjala e regjisorit
“Dalja nga shtëpia, nga “foleja” prindërore, për gjeneratën time është vendimtare dhe ende gjithnjë çështje e pazgjidhur. Me siguri që ka shumë arsye pse kjo çështje është problem, në vështrimin shoqëror, ekonomik dhe alimentar, por ka diçka edhe në mungesën e përgjegjësisë së njerëzve të gjeneratës sime për jetën personale, ëndërrat dhe pasionet. Dunja Matiq shkroi një dramë për të gjithë ne, duke shkruar për veten e vet, dhe kur ajo nuk është drejtpërsëdrejti ajo as ne nuk jemi drejtpërdrejti ne. Ndoshta poetika e saj asocon në shkrimtarë të shumtë modernë, por forca më e madhe e literaturës së saj është në gjuhën e thjeshtë, por poetike, vendimtare, dhe gjentile, të ekonomizuar, por të pasur, cinike, por të prekshme.
Dunja nuk i pikturon ata të rinj pasiv dhe apatik, përkundrazi, E shkujdesura nuk ka frikë ose të paktën turpërohet të ketë frikë dhe pikërisht kështu e kthen rininë dhe forcën në skenën tonë.
Ka qenë privilegjë e madhe dhe shkollë të bësh këtë oazë pune dhe poezie, teatri dhe aktrimi të shkëlqyer, të cilin ma siguruan aktoret në këtë shfaqje.
Të kesh fëmijë, trashëgimtarë dhe ata që vijnë pas nesh, të kesh prindër dhe të jesh prind, mua më krijoi problemin kryesor të tërë gjeneratës së prindërve tanë: asnjëherë nuk i kanë kuptuar fjalët e Dushko Radoviqit, kur i ka porositur “rrihni fëmijët tuaj kur fillojnë të duken si ju. “
Sepse, siç rekomandon Dunja nga skena: “Çfarë të nevojitet një dru peme, të duket si ti. “