Afati i fundit për aplikim: 17.10.2025

Grante institucionale

Skema e granteve institucionale synon të fuqizojë organizatat artistike dhe kulturore të konsoliduara, përmes mbështetjes financiare dhe infrastrukturore, me qëllim të fuqizmit të kapaciteteve organizative dhe qëndrueshmërisë së tyre financiare.

Rreth thirrjes

Qëllimi i kësaj Thirrje është forcimi i kapaciteteve organizative dhe financiare të këtyre organizatave përmes ofrimit të mbështetjes financiare, infrastrukturore dhe aktiviteteve për zhvillimin të kapaciteteve. Kjo ndërhyrje synon të përmirësojë stabilitetin organizativ, duke mundësuar qëndrueshmëri dhe rezistencë afatgjatë brenda sektorit kulturor.

Skema e Granteve Institucionale është krijuar për organizata kulturore të konsoliduara të cilat kanë qenë aktive për më shumë se tre (3) vjet dhe kanë demonstruar një ndikim të qëndrueshëm në çështje të rëndësishme shoqërore, politike përmes përdorimit të strategjive dhe metodave kulturore të dallueshme.

Organizatat që plotësojnë kriteret janë ato që kontribuojnë në krijimin e përmbajtjes kulturore me cilësi të lartë në fusha si teoria kritike, feminizmi, artet vizuele, performanca dhe aktivizmi shoqëror, duke pasur një ndikim që tejkalon komunitetet lokale, ndikon në narrativat socio-politike në nivel kombëtar dhe mbështet zhvillimin kulturor e demokratik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja bazohet në raportet vjetore, planet dhe prioritetet strategjike të organizatave, duke siguruar përputhshmëri me ekspertizën e tyre dhe objektivat afatgjata.

Skema e granteve institucionale do të mbulojë shpenzimet thelbësore operacionale dhe infrastrukturore të domosdoshme për funkcionimin e përditshëm dhe zhvillimin e organizatave kulturore. Mbështetja financiare do t’u mundësojë këtyre organizatave të planifikojnë dhe zbatojnë programet e tyre në mënyrë efektive, duke siguruar burimet e nevojshme për të ruajtur dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre.

Skema e Granteve Institucionale përfshin një program të detyrueshëm mentorimi, të ofruar nga Helvetas, partner i kontraktuar me përvoje të gjërë në fushën e zhvillimit organizativ. Ky mentorim është pjesë përbërëse e grantit dhe synon të mbështesë zhvillimin institucional dhe organizativ afatgjatë çdo organizate përfituese. Programi do të përshtatet sipas nevojave dhe prioriteteve specifike të secilit përfitues, me fokus në fuqizimin e qeverisjes organizative, zhvillimin e strategjive afatgjata dhe përmirësimin e menaxhmit të përgjithshëm të burimeve. Fushat e mbështetjes mund të përshijnë strukturën organizative, ndërtimin e partneriteteve, menaxhmin financiar dhe zhvillimin strategjik.

Projekti Kultura për Zhvillim përfshin qëndrueshmërinë mjedisore, barazinë gjinore, përfshirjen sociale, diversitetin dhe decentralizimin në të gjitha aspektet e aktiviteteve dhe menaxhimit të tij. Theksi vendoset në promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse që mbështesin të rinjtë, gratë, fëmijët dhe grupet e tjera të margjinalizuara, ndërsa barazia gjinore mbetet një shtysë e rëndësishme për kreativitetin dhe inovacionin.

Kush mund të aplikojë

Kush MUND të aplikojë:

● Organizata kulturore dhe artistike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përvojë të dëshmuar në fushat kulturore dhe artistike gjatë një periudhe prej tre vitesh;

Kërkesat:

● Aplikanti duhet të jetë i regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
● Organizata duhet të jetë e regjistruar në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
● Aplikuesit duhet të kenë një përvojë të dëshmuar dhe veprimtari të vazhdueshme për të paktën tre (3) vite në realizimin e projekteve kulturore dhe artistike.

Kush NUK MUND të aplikojë:
● Aplikantë dhe/ose individë që në ndonjë mënyrë mbështesin ose kanë mbështetur sjelljet dhe pikëpamjet diskriminuese, radikale, të dhunshme, raciste ose nacionaliste;
● Aplikanti i cili nuk është i regjistruar në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
● Aplikanti që nuk ka shlyer detyrimet e tij ligjore në lidhje me kontributet, tatimet dhe tarifat publike;
● Organizatat politike, fetare dhe organizatat e themeluara nga organizatat fetare dhe me bazë fetare;
● Individë;
● Institucionet kulturore të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose njësitë e vetëqeverisjes lokale;
● Zyrat përfaqësuese të organizatave të huaja të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Aktivitetet

Skema e Granteve Institucionale mbështet organizatat e pavarura kulturore dhe artistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mbuluar shpenzimet operacionale dhe infrastrukturore të domosdoshme për veprimatrinë e tyre të vazhdueshme dhe realizimin e programeve. Kjo mbështetje synon te adresoj boshllëqet në skenën aktuale të financimit kulturor, ku shumë organizata përballen me vështirësi në mbulimin e shpenzimeve thelbësore të funkcionimit.

Thirrja synon të sigurojë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e organizatave kulturore, duke u mundësuar atyre të adresojnë në mënyrë efektive çështje kritike socio-politike dhe kulturore. Përveç kësaj, përmes programit të mentorimit, mbështetja ka për qëllim të nxisë zhvillimin organizativ dhe qëndrueshmërinë afatgjatë, me fokus në fusha si zhvillimi strategjik, fuqizimi i kapaciteteve të brendshme dhe menaxhimi financiar.

Thirrja synon të mbështesë aktivitete që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

● Përmirësimin e menaxhmit organizativ dhe financiar (zhvillimi organizativ, hartimi ose rishikimi i politikave dhe procedurave strategjike);
● Përmirësimin e strategjisë organizative dhe programore (zgjerimi i programit, iniciativa/tema të reja);
● Qasje inovative në zhvillimin e audiencës dhe zgjerimin e qasjes te publiku;
● Avokim dhe iniciativa që lidhen me përmirësimin e politikave kulturore dhe financimit në kulturë;
● Aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve dhe iniciativa që kontribuojnë në forcimin e punës programore;
● Aktivitete të tjera që ndihmojnë drejtpërdrejt organizatat në realizimin e misionit të tyre dhe në ndikimin ndaj narrativave socio-politike në nivel kombëtar.

Buxheti

Shuma totale e granteve për çdo organizatë është deri në 3,820,000 MKD, e cila do të shpërndahet gjatë një periudhe prej dy vjetësh dhe shtatë muajsh, në dy këste vjetore prej rreth 1,401,000 MKD secila dhe një këst përfundimtar prej 1,018,000 MKD.

Dërgimi i aplikimit

Të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dorëzohen në [email protected] jo më vonë se 17 tetor 2025  në orën 17:00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Propozimi (i vulosur dhe i nënshkruar);
2. Propozim buxheti për 2026, 2027 dhe 2028
3. Pyetësor për vetëvlerësimin organizativ;
4. Buxheti i organizatës: a) ndarja e të ardhurave dhe shpenzimeve reale të organizatës për dy vitet e mëparshme, b) ndarja e të ardhurave/shpenzimeve të pritshme dhe buxheti i organizatës për 2026 të mbështetjes institucionale, c) ndarja e të ardhurave dhe shpenzimeve të pritshme për 2027 dhe 2028 të mbështetjes institucionale;
5. Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj;
6. Statuti i organizatës;
7. Organogrami i organizatës;
8. Strategjia e organizatës (nëse është e aplikushme);
9. Raportet narative vjetore për dy vitet e fundit.

Dokumentet e aplikimit janë në dispozicion në gjuhën angleze.