Seminari i parë i Shkollës së Kosovës u mbajt me sukses më 7 dhe 8 mars në Novi Sad. Ligjëratat i mbajtën ekspertët nga fusha e politikologjisë, historisë, drejtësisë, mediave dhe fushave të tjera relevante: Mariana Toma, Ivan Vejvoda, Agon Maliqi, Milos Qiriqi dhe Goran Miletiqi. Pjesëmarrësit dhe pedagogët diskutuan për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, përmes prizmës politike, historike dhe sociologjike duke pasur si qëllim përmirësimin e dialogut dhe të bashkëpunimit midis Beogradit dhe Prishtinës.
Në këtë mënyrë, Fondi Hartefakt në bashkëpunim me Fondin
Kombëtar për Demokraci e ka krijuar ambientin për dialog të hapur për çështjet për të cilat në vend rrallë kush i shqyrton në mënyrë konstruktive.