Miloš Pavković

Miloš Pavković është hulumtues dhe drejtor strategjik në Qendrën për Politika Evropiane (CEP) në Beograd, me diplomë master në shkenca politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Vjenë. Milloshi ka kryer studimet universitare dhe master në shkencat politike në Universitetin e Beogradit dhe në Universitetin e Gracit. Para se t’i bashkohej Qendrës për Politikat Evropiane, Milloshi ka punuar në Qendrën për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe kompaninë Coca-Cola HBC. Është përfitues i bursës Dositej për studentët më të mirë serbë jashtë vendit dhe bursës ERASMUS për shkrimin e tezës së magjistraturës në Austri. Analizat e tij janë fokusuar në narrativa të ndryshme lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke pasur parasysh negociatat e dështuara në Rambuje (1999) dhe në Vjenë (2005-2007), vendimi i BE-së për t’u marrë me çështjen e Kosovës paraqet një hap të rëndësishëm, duke treguar synimin e saj për ta pozicionuar veten si një aktor i besueshëm global në ndërtimin e paqes, duke forcuar rolin e saj në Ballkanin Perëndimor. Gjetjet kryesore të hulumtimit kanë treguar se dialogu aktualisht është në krizë, gjë që ndikon negativisht në besueshmërinë dhe integritetin e BE-së, si dhe në politikën e saj të zgjerimit. Edhe pse aktorët kryesorë nga Kosova dhe Serbia në masë të madhe pajtohen për gjendjen aktuale të dialogut, qëndrimet e tyre ndryshojnë kur bëhet fjalë për rezultatin përfundimtar të procesit të normalizimit, Bashkësinë e Komunave Serbe dhe Marrëveshjen e Ohrit për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Po ashtu, potenciali për konflikt mbetet i moderuar pas incidentit në Banjska në shtator të vitit 2023.

Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.