Seminari i dytë në kuadër të Shkollës së Kosovës u mbajt me sukses nga data 13 deri më 19 prill. Shtatë ekspertë nga fusha e drejtësisë, historisë, mediave dhe artit biseduan për rëndësinë e ballafaqimit me të kaluaren, dallimet në diskursin e mediave në Serbi dhe në Kosovë, por edhe për dialogun brenda Kosovës dhe për rolin të cilin e ka arti në proceset e pajtimit. Me krijimin e hapësirës për dialog të hapur për çështjet për të cilat në shtet rrallë kush i shqyrton në mënyrë konstruktive. Fondi Hartefakt në bashkëpunim me Fondin Kombëtar për Demokraci i nxit të rinjtë që të bëhen dhe të mbeten të përkushtuar për përparimin e bashkëpunimit konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës.