Fondacioni

Fondacioni Hartefact është shtyllë programi që na e lejon që t’i mbështesim ata që i kontribuojnë përparimit të shoqërisë sonë në pajtim me vizionin e komunitetit tonë. Si Fondacioni Hartefact ofron mbështetje për grupet dhe organizatat të cilat e kultivojnë të menduarit e drejt dhe të menduarit kritik, u qasen ndërhyrjeve sociale në mënyrë krijuese dhe krijojnë hapësira për krijimin, konsumimin dhe hyrjen në marrëdhënie me shprehjen artistike dhe përmbajtjen kritike. Fondacioni Hartefact i mbështet individët në fusha të llojllojshme të angazhimit social, artit dhe kërkimit, veçanërisht ata që u përkushtohen temave dhe qasjeve që nuk janë të përfaqësuara mjaft ose konsiderohen të huaja, dhe që ndihen të vetmuar dhe që kanë nevojë për mbështetje në përpjekjet e tyre të rëndësishme.