Hristina Mikić

Hristina Mikić është udhëheqëse e Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në Institutin për Sipërmarrje Kreative dhe Inovacion. Ka doktoruar në ekonomi me fokus në zhvillimin e ekonomisë krijuese. Hulumtimi i saj fokusohet në ekonominë krijuese, ekonominë e politikës kulturore, si dhe barazinë dhe mirëqenien ekonomike në art dhe kulturë. Po ashtu, Hristina ligjëron financa dhe ekonomi krijuese në Universitetin Metropolitan dhe Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Është autore e më shumë se 60 punimeve shkencore në fushën e ekonomisë krijuese, financave dhe zhvillimit ekonomik. Ka publikuar studimin e parë mbi kontributin e industrive krijuese në zhvillimin e Serbisë (Këshilli Britanik, 2006), si dhe dy botime ndërkombëtare të botuara nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s, të cilat përmbajnë analizën krahasuese të kontributit ekonomik në zhvillimin e këtij sektori. Ka përvojë të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekonomisë krijuese përmes bashkëpunimit me UNESCO-n, Programin Kulturor Zviceran, Bankën Botërore, Këshillin e Evropës, UNDP-në, Këshillin Britanik, si dhe Ministritë e Kulturës të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i Hristinës ishte të analizonte bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet kulturore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke hulumtuar politikat kulturore dhe ndikimin e tyre në kushtet për bashkëpunim dhe diversitetin kulturor. Në procesin e mbledhjes së të dhënave, ka përdorur hulumtime në tavolinë, arkivat e mediave, regjistrat e biznesit dhe burime të tjera. Në analizë ka aplikuar metodologjinë e analizës së problemeve për të identifikuar sfidat e zhvillimit në të dy vendet dhe për të vlerësuar pasojat e tyre. Pjesa cilësore e hulumtimit përfshinte intervista gjysmë të strukturuara me pjesëmarrës nga të dy vendet, duke përfshirë përfaqësues të ministrive të kulturës, institucioneve publike, iniciativave të pavarura, artistëve, krijuesve, si dhe përfaqësues/e të industrive krijuese.

Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.