Hapësirat

Ambienti i teatrit të Hartefaktit ndodhet në adresën Bulevar Despot Stefani 7, në zemër të Beograd. Është apartament me një sallon të gjerë, me tavane të larta me ambient të ndriçuar qendror në të cilën ndodhet skena, ndërsa ambientet përreth janë të destinuara për publik. Apartamenti familjar në funksion të teatrit ka kapacitet të pranojë 60 spektatorë. Midis 4 mureve të ambientit të Hartefaktit, fshihet kufiri midis aktorëve dhe publikut dhe të pranishmit kanë mundësi që ta ndajnë skenën me aktorë dhe nga afër t’i përjetojnë të gjitha çastet e rëndësishme të një shfaqjeje teatrale.