Bengi Muzbeg

Bengi Muzbeg kreu studimet në nivelet Bachelor dhe Master në Ankara dhe mban doktoraturën në Kinema nga Universiteti i Marmarasë në Stamboll. Pasi punoi për 6 vjet si gazetar në Televizionin Publik të Kosovës RTK, ai filloi të punojë në Fondacionin Lumbardhi në Prizren si udhëheqës i programeve të arkivave dhe filmave në vitin 2022. Bengi fokusohet në tema të tilla si ideologjia, diskursi dhe manipulimi në kinema. Në këtë studim, Bengi analizon filmin e Srgjan Karanoviç “Za sada bez bobrog naslova – Një film pa emër” (1988), për sa i përket diskorsit. Në përdorimin e analizës së diskursit merren parasysh zhvillimet politike dhe sociale të periudhës në të cilën filmi është xhiruar dhe shfaqur si pjesë e objektivit të analizës. Ky punim vlerëson se narrativa nacionaliste e zhvilluar në fund të viteve ‘80 pati ndikim në jetën e përditshme, në gjuhën e lajmeve dhe në narrativën filmike. Filmi i analizuar u vlerësua si një përpjekje e guximshme për të nxjerrë në pah absurditetin e periudhës. Megjithatë, edhe kur “Za sada bez dobrog naslova” merret me marrëdhëniet midis një shqiptari të Kosovës dhe një serbi, nuk zgjedh ta trajtojë këtë konflikt në thellësi, por vendos çështje të tilla si: praktikat e prodhimit të filmit, mënyra e funksionimit të mediave gjatë asaj periudhe dhe manipulimi në qendër të filmit.

Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.