Visar Xhambazi është i angazhuar si hulumtues, konsulent dhe menaxher i projekteve për organizata të ndryshme joqeveritare. Ai aktualisht punon si menaxher projekti në Sbunker, një organizatë jofitimprurëse mediatike në Kosovë që mbulon fushën e politikës, ekonomisë, kulturës dhe shoqërisë. Në janar 2023, ai u bë anëtar i Grupit Transatlantik të Shkrimtarëve të Qendrës Wilson në Uashington D.C. Ai ka diplomuar në sudimet master në studime ndërkombëtare në Universitetin Old Dominion në Virxhinia, SHBA. Projekti i Visarit hulumton rolin e aktorëve joshtetërorë në avancimin e Dialogut Kosovë-Serbi përmes Diplomacisë së Nivelit të Dytë (Track Two Diplomacy), një qasje nga poshtë-lart që angazhon aktorë jopolitik me ndikim. Hulumtimi përdor një metodologji cilësore, duke përfshirë intervista me aktorë në Kosovë dhe Serbi, të mbështetur nga një analizë teorike e Diplomacisë së Nivelit të Dytë. Visari argumenton se një kornizë e mirëfilltë e Diplomacisë së Nivelit të Dytë mund të nxisë sinergjinë e nevojshme për t’i sjellë palët më afër zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura dhe përfundimisht arritjen e një marrëveshjeje normalizimi. Studimi i tij ofron rekomandime specifike për zbatimin e kësaj qasjeje, duke u fokusuar në ndërtimin e besimit, prezantimin e ideve të reja dhe ndikimin tek vendimmarrësit kryesorë për të zhvendosur dinamikën nga menaxhimi i konfliktit në zgjidhjen e konfliktit.
Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.