Srđan Miljević

Srđan Miljević është një shkrimtar nga Beogradi me më shumë se dhjetë vjet përvojë në sektorin civil, ku ka punuar me organizata të tilla si Civil Rights Defenders dhe Forum ZFD. Ai është autor i përmbledhjes me tregime të shkurtra „Për të gjithë është hera e parë”, ndërsa veprat e tij janë botuar në antologji dhe revista të shumta letrare. Në punën e vet, Srđan fokusohet në temat e trajtimit të së kaluarës dhe çështjeve LGBTIQ. Projekti i tij, në kuadër të këtij programi, i kushtohet mbledhjes së historive të dashurisë që kalojnë kufijtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, me theks të veçantë në historitë e njerëzve queer. Srgjan ka kryer intervista të drejtpërdrejta me çifte të përzgjedhura në mjedise joformale, duke u siguruar atyre privatësi dhe duke u mundësuar një kuptim më të thellë të sfidave me të cilat përballen. Rrëfimet e mbledhura janë përkthyer në një përmbledhje tregimesh të titulluar „Nga Ballkani, me dashuri”. Srđan planifikon që këto histori t’i prezantojë përmes formave të ndryshme artistike, të tilla si leximet publike, me qëllim të inicimit të dialogut dhe promovimit të një diskursi më pozitiv për marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.