Stefan Surlić është docent në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit. Hulumtimi i tij fokusohet në demokratizimin, politikën dhe përkatësinë etnike, ndarjen e pushtetit, shtetndërtimin dhe rendin kushtetues në shoqëritë pas konfliktit. Ligjëron disa lëndë, duke përfshirë: Politikat krahasuese, Regjimet autoritare, Institucionet dhe ndërtimi i tyre në Ballkanin Perëndimor, Tranzicioni dhe Konsolidimi i Demokracisë në shoqëritë postkomuniste. Në kuadër të këtij projekti, Stefan ka hulumtuar ndikimin e Marrëveshjes së Brukselit (Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) dhe Aneksit të saj të Ohrit mbi qëndrimet e pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe as anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Propozimi i tij hulumtues përfshinte mbledhjen dhe analizimin e të dhënave nga dokumentet, marrëveshjet, artikujt dhe „non-paper”-ave përkatëse që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus të veçantë në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Hulumtimi tregoi se përkundër ngërçit në dialog, është e qartë se pas miratimit të propozimit evropian dhe aneksit të Ohrit kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Së pari, shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për mbështetjen e tyre për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe pranimin e dokumenteve të Kosovës. Pavarësisht rezervave aktuale për marrëveshjet, të dyja palët do të vazhdojnë të përballen me politikën e kushtëzimit dhe detyrimin për të përmbushur kushtet e dakorduara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Mund ta shkarkoni PDF-në KËTU.